Home KRYESORE Merkel: 70% e gjermanëve do të infektohen, gjithçka varet nga ne

Merkel: 70% e gjermanëve do të infektohen, gjithçka varet nga ne

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë në mbledhjen e grupit parlamentar se “60 deri në 70 përqind e njerëzve në Gjermani do të infektohen me koronavirus“. Pas kësaj deklarate gazeta gjermane Bild raporton se në sallë ra heshtja.

Ajo tha gjithashtu koronavirusi është “një sfidë që nuk kemi pasur kurrë më parë” dhe se “gjithçka varet nga ne”.

Kancelarja ngarkoi me përgjegjësinë kryesore Ministrin e Shëndetësisë Jens Spahn dhe bëri të ditur se Gjermania po përgatitet për të luftuar virusin në një kohë të gjatë dhe nënvizoi se është e rëndësishme që faza e ngjitjes dhe përhapjes të mos fitojë shpejtësi.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn konfirmoi analizën e Kancelares. “Pritet një infektim i 60-70% të gjermanëve nëse nuk është e mundur të zhvillohet dhe të përdoret një vaksinë paraprakisht” citon Bild ministrin gjerman.

Deri në këtë moment Gjermania ka 1,437 persona të infektuar dhe vetëm 2 viktima. /Opinion.al

Share: