Home KRYESORE Nikollaq Neranxi: Paralajmërimi im, katër vjet më parë, për falimentimin e bizneseve!

Nikollaq Neranxi: Paralajmërimi im, katër vjet më parë, për falimentimin e bizneseve!

1 mars 2020.

4 vite më parë, në luftën me Bashkinë e Tiranës për tarifat vendore, shumica prej bizneseve preferuan t’i nënshtrohen këtij vendimi të padrejtë dhe të mos reagojnë. Të tjerë lanë vendin dhe ikën në emigrim. Sot është më keq se 4 vite më parë, sepse tarifat po rriten përditë, ndërsa reagimi qytetar është bërë gati inekzistent!

Nikollaq Neranxi: Shqetësimi im, katër vjet më parë, 1 mars 2016!

Të dashur miq. Jeni të panumërt që më pyesni se ç’u bë realisht në takimin me Veliajn mbrëmë! Jam totalisht i disgustuar nga përpjekja e tij për t’u dukur sikur është bashkëpunues. Na bënte oferta qesharake si një dyqanxhi i rëndomtë, duke na thene “ju jap kaq e më jepni aq”. Më vjen keq që kishte pjestarë të grupit negociator që u tunduan nga mashtrimet e Erionit.

Ju bëj me dije se si Kryetar i Shoqatës së Tregtarëve, nuk bëj pazar me asnjë nga ato taksa skandaloze. Ato duhen bërë siç ishin të gjitha, pa përjashtim. E kam bindje se ky është edhe vullneti juaj. Kushdo që kërkon të negociojë me Veliajn, ka një axhendë tjetër nga e jona.

Ju rikujtoj se me taksat e reja, çdo qytetar shqiptar edhe pa biznes, do paguajë shumë, çdo biznes i vogël, i mesëm dhe i madh që nuk ka marrdhënie klienteliste me pushtetin ku me njërën dorë jep e me tjetrën merr, vetëm do falimentojë.

Kërkoj që të jemi të shumtë në numër në betejën tonë. Vetëm bashkë dhe të shumtë, do fitojmë!

Share: