Nga Shpetim Zinxhiria
Pasi na mashtruat e na morret votën për një qeverisje më të mirë, tash na pagëzoni me “Amnisti” thua se jemi të akuzuar para jush, por që i kini rënë botës përqak më shumë jashtë se në Shqipëri, por kini 7 vite pa shkelur në Greqi.
O sheik, çdo shqiptar në emigracion e sidomos në Greqi ka dinjitetin nderin dhe identitetin e tij dhe për këtë mos i ngatërroni me politikanët apo bashkiaket tuaj.
Ata qendrojnë me këmbë në tokë larg pushtetit tuaj mizor arrogant. Ju nuk i doni ata se jane nderi i kombit, krenaria e Shqipërisë, oksigjen ne situata te veshtira, po ju nuk dini te vleresoni, se nuk i doni ata.
Pushteti absolut ju ka marrë mëndë dhe nuk dini se çfarë bëni. Ju sot po jetoni ditët më të lumtura të jetës suaj, atë jetë që ju as se kishit menduar, por zoti që është sipër nuk do të harroj qe ato qe ju gezoni do ti ktheni një ditë pas popullit.
Ju vodhet dhe shpërdoruat 238 milionë euro, këtë nuk e them unë por KLD-ja.
Para se të kontrolloni xhepat tona, kontrolloni te tuajat, te gruas dhe vëllait tuaj, fillo nga vetja si kryeminister dhe pastaj vërsulu emigrantëtve, pasi tashmë nuk ju duhet më vota po paratë e tyre.
Emigrantët duan ta mbyllin jeten me nder dhe jo si ju. Ata nuk flene naten me ferrin dhe çohen ne mengjes me djallin.
O Sheik…!
Akoma nuk po kupton ose bën sikur nuk kupton te dish se si fitohet leku ne emigracion, pasi nuk ke një pasqyrë te qartë se çdo të thote emigrantë sot.
Ju etikuat emigrantët me etiketen “Amnistia” dhe për këtë nuk çuditem fare se edhe une i përkas ketij komuniteti prej 30 vitesh ne emigracion. Por ajo që më shqetëson është se ju duartrokiten edhe emigrantë socialistë ku deklaruat se do kontrollonit xhepat tona.
Para se te nxjerrësh “Fermane te tipit Erdogan” mëso në radhë të parë se emigrantët paguajnë taksa ne vendin ku punojnë dhe jetojnë…
Unë jetoj dhe punoj në një vend të Evropës në një vend fqinjë një vijë kufiri ndan me vendin tim dhe deklaroj paratë që kam dhe nuk mund te deklarojë në banka më shumë se te ardhurat që kam.
Në këto 30 vite të emigracionit ende nuk po arij të kuptojë se cili është objekti i kësaj amnistie që është shumë i paqartë dhe që nuk më bind, një ferman i nxjerrë nga një parti e majtë e cila po shkon përtej të djathtës.
O ditëzi po çfarë do të amnistojë qeveria juaj e korruptuar, do të kontrollojë “Paratë” dhe “pasuritë” e padeklaruara të emigrantëve?
Po a jeton me realitetin ti…? Mëso pak …!
Në momentin që paratë apo pasuria e emigrantëve janë produkt i punës dhe ju me budallëkun tuaj doni të deklarohen, padyshim do të kërkohet burimi, natyrisht burimi është një dokument nga shteti përkatës, në raport me të cilin një emigrant i ligjshëm ka detyrime të qarta.
Ju doni të legalizoni paratë e krimit të mbuluar me amnisti fiskale te emigrantëve, gjë që nuk bëhet.
Mundohu te bësh një të mirë për vendin në një kohë qe shqiptarët po braktisin Shqipërinë dhe lërë në një anë mandatin e tretë pasi dy mandatet e para e ndrite shumë.
Si emigrantë e duam ate vend dhe na dhëmb shumë, nuk e kemi braktisur, por na u thaftë ajo dorë që te votuam.
Sa për kujtesë…!
Nëse ke humbur këtë komunitet të emigrantëve dhe ata të kanë humbur, sa do te ndërrosh emrin ti sheik.
Unë jam socialist dhe i tillë do mbes, pasi ju jeni kalimtar dhe une kam besim se PS do shkoje atje ku duhet te ishte pa ju, dikur isha zedhenesi juaj ne Greqi, po te shkuara dhe te harruara.