Home KRYESORE Pas raportit paraprak të “Venecias” shprehet Meta

Pas raportit paraprak të “Venecias” shprehet Meta

Nga Shkodra, ku ndodhet për të ndjekur ndeshjen e basketbollit mes Vllaznisë dhe Tiranës, presidenti i vendit Ilir Meta i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, lidhur me raportin paraprak të komisionit të Venecias, mbi përplasjet mes presidencës dhe mazhorancës.

“Kushetetutën e Shqipërisë Venecia e ka shkruar. Ka qenë dhe mbetet çështje e drejtësisë, e hetimit, që askush të mos dalë mbi kushtetutën dhe mbi ligjin”, tha Meta.

Konstatimit të një gazetareje, se ky raport paraprakisht ka folur në favor të tij, Meta i është përgjigjur: “Nuk e komentoj për arsye se ky dokument ka patur një konfidencialitet, por unë e kam thënë që më parë që kushtetutën tonë e ka shkruar vetë Venecia. I pyetur nga gazetarët, nëse deri në këto momente ka patur ndonjë reagim apo tentativë nga mazhoranca për të negociuar, Meta u shmang duke thënë:  Këtu kemi ardhur për të parë një spektakël të jashtëzakonshëm dhe gëzohem që Vllaznia vazhdon shkëlqen në lojërat me dorë. / Opinion.al

Share: