Ceka ka deklaruar se shqiptarët janë të pagdhendur. Pasi i mallkoi, Neritan Ceka i quan shqiptarët të pagdhendur: Të presin në shtëpitë e tyre, por janë …
Tiranë- Neritan Ceka ka bërë sërish një deklaratë që nuk pritej. I ftuar në emisionin “Provokacija” në Abc News ai ka deklaruar se shqiptarët janë të pagdhendur edhe pse të presin mirë në shtëpitë e tyre.
Pyetjes së Mustafa Nanos, se “A janë partnerët ndërkombëtarë me Ramën?”, Ceka iu përgjigj: Nëse marrim BE nuk kam një simpati të madhe për Sorecën. Shqiptarët janë një popull i papërgatitur për demokraci. Të presin mirë në shtëpitë e tyre, por janë të pagdhendur. Ajo që jemi sot është edhe për shkak se kjo teori është mbrojtur. Personalisht nuk ndërroj shqiptarin më të fundit, me ndërkombëtarin më të parë.”, u shpreh Ceka.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Pak ditë më parë Ceka u shpreh në studion e Ora News, se gazetari Denis dyrnjaja duhej rrahur. Por, pak kohë më parë ai mallkoi edhe shqiptarët që do të shkonin të votonin në zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar.
J.V/Dosja.al