Home KRYESORE Pëllumb Xhufi: Koronavirusi? Si e goditi murtaja Shqipërinë e Jugut dhe Çamërinë

Pëllumb Xhufi: Koronavirusi? Si e goditi murtaja Shqipërinë e Jugut dhe Çamërinë

Pandemitë e kanë shoqëruar njerëzimin përgjatë ekzistencës së tij. Ato kanë shkaktuar zhvendosje të popullatës dhe përmbysje të rendit që kanë ndryshuar shoqëritë.

Në një intervistë për TemA TV, historiani Pëllumb Xhufi, shpjegon efektet e murtajës në Arbërinë e dikurshme.

Xhufi flet edhe për vendbanime të tëra, të cilat janë braktisur për shkak të murtajës.

Por braktisja nuk kishte të bënte vetëm me zonën ku shfaqej sëmundja.

Shpesh, kjo braktisje ndodhte edhe brenda familjes, pasi i sëmuri lihej në mëshirë të fatit.

Xhufi shpjegon se zona më goditur nga murtaja ka qenë Jugu i Shqipërisë dhe zona të Çamërisë.

Historiani Xhufi e shpjegon prejardhjen e emrit Lazarat pikërisht me lazaretet, zona të veçanta ku çoheshin të sëmurët me murtajë.

Sipas të dhënave historike, në mesjetë Gjirokastra ka qenë një prej zonave të prekura nga murtaja.

Share: