Home KRYESORE Portret/ Shkencëtari i çmendur prej nga mund të vijë ilaçi i shërimit

Portret/ Shkencëtari i çmendur prej nga mund të vijë ilaçi i shërimit

Të hënën paradite më shumë se 300 njerëz në kundërshtim me urdhrat e qeverisë për izolim, ishin grumbulluar nga gjithë jugu i Francës përpara spitalit infektiv të Marsjejës.

 Turma ishte grumbulluar aty për të kërkuar atë që shteti ia refuzon. Sepse  (foto lart), mjeku biologjist kontrovers, ka propozuar një testim falas për koronavirusin për të gjithë ata që shfaqin simptoma. Dhe natyrisht për këta të fundit ai është i gatshëm të ofrojë ilaçin e tij magjik klorokinën.

Résultat de recherche d'images pour "plaquenil"

Ilaçi i rekomanduar nga doktor Didier Raoult

“Ka një vëmendje rreth tij njësoj si ajo ndaj profetëve të rremë” i ka pohuar gazetas francize “Le parisien”, një njeri i afërt me kryeministrin, për këtë mjek që e ka vënë në shumë vështirësi qeverinë.

Por opozitarët e shohin ndryshe. “Ai përfaqëson të vetmen rreze shprese, në djall shkofshin protokollet mjeksore. Ai arriti të shërojë kryebashkiakun e Nisës me mjekimin e tij përmes klorokinës. Ai është si Jezu Krishti i shekullit XXI që duan ta bëjnë të heshtë” thotë njëri prej tyre.

Në mjediset qeveritare francize pranë presidentit Macron kanë filluar ta etiketojnë si “I çmenduri që nuk ndalet”. Por ai nuk është aspak i tillë. Prof Raoult është anëtar i këshillit shkencor të francës të krijuar për betejën me Covid -19. Pas shumë hezitimesh ministry shëndetsisë në Paris, Olivier Veran urdhëroi testimin e kurës së tij mbi 800 pacientë francezë (3200 në të gjithë botën) e cila pas 15 ditësh pritet të japë rezultatet e para. Në Marsejë, profesor Raoult e ka përdorur ilaçin e tij në 24 persona dhe në 80% të rasteve kura ka rrezultuar e suksesshme. Por një kampion i tillë njerzish është shumë i vogël që mjekimi me klorokinë të futet në protokolle. “Ai është një mjek tejet kontrovers, ai ka mohuar edhe efektet e ngrohjes globale, por nga ana tjetër ai është një studiues gjenial” e përshkruan atë një ministër. Por në dikasterin francez të shëndetësisë, thonë prerë se “për të siguruar shëndetin e popullatës ka rregulla dhe duhen zbatuar me çdo kusht protokollet”.

L’image contient peut-être : une personne ou plus

Gazetat e se henes per ilaçin dhe prof Didier Raoult

“Ndoshta Didier Raoult ka të drejtë, por ne duhet të kemi provën shkencore që ta provojmë këtë. Duhet që studimet të kryhen me qetësi” replikojnë mjekët që janë skeptikë me trajtimin që ofron ai.

Pikërisht ky diskutim e ka future qeverinë franceze në hall. Po ta lejojë përdorimin masiv të Klorokinës për të shëruar pacientët ndaj të cilëve deri më tani nuk ekziston asnjë ilaç, kjo do ti fuste autoritetet në telashe mjeksore dhe jurisike. “Imagjinoni sikur të kemi 2000 3000 të vdekur ngaqë nuk e suportojnë dot këtë kurë”? insiston një i afërt me presidentin Makron. Nga ana tjetër ekziston problem human: A mund të lihet një pacient në mëshirë të fatit kur ka dyshime se kura për të ekziston?

Kjo dilemë e detyroi ministrin francez të shëndetësisë Olivier Varan dhe këshillin e lartë të mjeksisë, të vendosin për testimin e kurës së prof Didier Raoult. Por jo vetëm kaq, ata konkluduan që mjekët mund ta përdorin që tani klorokinën në rastet e rënda dhe nën mbikqyrje të rreptë spitalore për pacientët. 

Deri atëherë kura e propozuar nga profesori marsejez për dy tre javë do të jetë një nga katër të mundshmet që do të testohen në 3200 pacientë në mbarë Europën.

A është kjo një fitore e doktorit të çmendur. Ende pritet të shihet. Ndërkohë ai vetë vazhdon ta përdorë ilaçin e tij, me devizën se betimi i Hipokratit, për të shpëtuar jetë me çdo kusht, prevalon mbi protokollet shkencore.   

Artikull i Le Parisien/ Përgatiti Lapsi.al

Share: