Home KRYESORE Rama: Ja sa teste të COVID- 19 janë bërë deri dje në...

Rama: Ja sa teste të COVID- 19 janë bërë deri dje në Ballkanin Perëndimor

Pas polemikave lidhur me testimet për koronavirusin, kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafikë me shifra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në grafikun e publikuar nga Rama, Shqipëria paraqitet e dyta në Ballkanin Perëndimor sa i përket testimeve me 605 të tilla, 200 më pak se Kroacia e cila ka numrin më të lartë të testimeve.

Po ashtu Serbia që ka numër të njëjtë të infektuarish sa Shqipëria ka kryer gjysmat e testimeve që ka bërë vendi ynë.

Ndërkohë, numër të ulët testimesh kanë edhe Bosnja, Kosova apo Mali i Zi dhe pse kanë shumë më pak pacientë.

Postimi i Ramës

🔴 JA SA TESTE COVID-19 JANË BËRË DERI DJE NË RAJONIN TONË

(Sqaroj se mungon Maqedonia e Veriut sepse nuk dispononim shifrën e konfirmuar zyrtarisht të ditës së djeshme)./ Opinion.al

43

Share: