Home KRYESORE Rama shtrëngon masat për këmbësorët, shkelësit nuk do marrin ndihma

Rama shtrëngon masat për këmbësorët, shkelësit nuk do marrin ndihma

Mesa duket daljet e qytetarëve në ditët me diell, xhiro në rrugët e qyteteve ka detyruar kryeministrin Rama të komunikojë masa të tjera edhe më shtrënguese.

Ai bën me dije se “nga nesër dalja e këmbësorëve (vetëm një person) do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00” dh se “nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah!”.

Rama paralajmëron që shkelësit jo vetëm do të dënohen me gjobë por “nuk do të marrin asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit në kushtet e kësaj lufte”. /Opinion.al

Share: