Home KRYESORE Rektori Gjata thirrje studentëve të bashkohen Stafit mjekësor për koronavirusin

Rektori Gjata thirrje studentëve të bashkohen Stafit mjekësor për koronavirusin

I dashur student,

Në këtë apel që të drejtohet ty, ti nuk je më një student në Fakultetin e Mjekësisë, në Fakultetin e Infermierisë ,të Farmacisë apo të Shëndetit Publik.

Ti je koleg. Nuk je kolegu im. Nuk je as kolegu i pedagogëve të tu.

Je kolegu i jetës së çdo shqiptari.

Sot më shumë se kurrë, sytë e çdo shqiptari janë kthyer drejt nesh.

Sot më shumë se kurrë, jemi përgjegjës për të nesërmen.

E nesërmja je ti!

Ke në dorë ta mjekosh të nesërmen, me praninë tënde!

Kudo qofsh, vishe bluzën e bardhë dhe eja!

Eja, të luftojmë së bashku!
Eja, të lodhemi së bashku!
Eja, t’i këmbejmë turnet së bashku!
Eja, të themi që ia dolëm së bashku!

Sinqerisht
Arben Gjata