Home KRYESORE Shkon në 146 numri i të infektuarve me koronavirus, preket dhe Kruja

Shkon në 146 numri i të infektuarve me koronavirus, preket dhe Kruja

Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njoftoi se në Shqipëri, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime.

Deri në këto momente, në vend janë testuar 1041 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 146 qytetarë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

• Tiranë 83 qytetarë
• Durrës 9 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 3 qytetarë
• Fier 14 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 11 qytetarë
• Vlorë 5 qytetarë
• Shkodër 3 qytetarë
• Lezhe 4 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë
• Krujë 1 qytetar

Ministria informon se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive, prej të cilëve 3 pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente./Opinion.al

Share: