Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Shqipëria gati për 30 mijë sirianë/ Ja në cilat qytete do të...

Shqipëria gati për 30 mijë sirianë/ Ja në cilat qytete do të jenë 6 qendrat pritëse

Shqipëria do të hapë dyert për të pritur 30 mijë refugjatë sirianë!

Në fshehtësi të plotë qeveria ka bërë gati një plan, ndërsa mendohet të jetë vetëofruar, në mënyrë që Bashkimi Europian të japë dritën e gjelbër për negociatat.

Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Komiteti i Emergjencave kanë ngritur grupet e punës që do të presin një valë të madhe refugjatësh nga Siria dhe Afrika Veriore. Shifra mendohet te jetë 30 mijë persona, ndërkohë dje janë ngritur shtabe për përgatitjen e godinave pritëse në Gjirokastër, Korçë, Sarandë dhe Lezhë.

Në Gjirokastër është menduar të kthëhet në kamp ish-baza ushtarake e Arshilengos, e cila do të mbajë 5000 refugjatë. Në Korçë llogariten që në zonën e Floqit dhe Pocesit të strehohen 5 mijë refugjatë. Në pikën e Kranës në Sarandë do të ngrihen kampe që do të mbajnë deri në 1 mijë persona. Po ashtu, kampe do të ngritjen në zonën e Gjadrit në Lezhë për 5 mijë refugjatë dhe në Elbasan në zonën e Mjekësit për 10 mijë refugjatë./

Share: