Ministria e Infrastukturës dhe e Energjisë ka njoftuar se që nga dita e nesërme do të ndërpriten të gjitha fluturimet nga Shqipëria për në Britaninë e Madhe dhe anasjelltas.
Vendimi është publikuar edhe nga kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook.
Ai vjen në vazhdën e masave izoluese që Shqipëria ka ndërmarrë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Deri tani Shqipëria ka mbyllur të gjitha pikat kufitare tokësore për individët si dhe ka ndërprerë të gjitha fluturimet nga Italia. /Opinion.al