Home KRYESORE “Shqiptari i vërtetë nuk ka frikë nga koronavirusi”, shteti e fut në...

“Shqiptari i vërtetë nuk ka frikë nga koronavirusi”, shteti e fut në karantinë Robertin në kushte të këqija

Disa ditë më parë një video e Robert Berishës bëri bujë, ku i ftonte të gjithë shqiptarët të merrnin pjesë në koncertin e tij dhe se shqiptarët e vërtetë nuk frikësohen nga koronavirusi.

Kjo thirrje e tij ka ardhur pikërisht kur këshillohej që të gjithë njerëzit të vetëizolohen dhe të mos dalin.

Këngëtari ka qenë jashtë shtetit së fundmi se bashku me menaxherin e Taynës, Rinor Hykolli. Linjën e tyre e kishin nga Stambolli në Kosovë dhe me të ardhur ata u vendosën në Qendrën e Studentave, e cila po shërben si karantinë, bën të ditur Prive.al.

Roberti ka postuar edhe një video nga karantina ku tregon kushtet e këqija që lënë për të dëshiruar.

/Ora News.tv/

Share: