Home KRYESORE Sot bëhet testi i parë tek njerëzit i një vaksine kundër koronavirusit

Sot bëhet testi i parë tek njerëzit i një vaksine kundër koronavirusit

Prova e parë tek njerëzit e një vaksine për tu mbrojtur kundër koronavirusit do të zhvilohet  në SHBA të hënën, sipas BBC.

Një grupi prej 45 vullnetarësh të shëndetshëm do tu injektohet vaksina në institutin kërkimor Kaiser Permanente, në Seattle.

Vaksina nuk mund të shkaktojë Covid-19 por përmban një kod gjenetik të padëmshëm të kopjuar nga virusi që shkakton sëmundjen.

Ekspertët thonë se do të duhet akoma shumë muaj për të ditur nëse kjo vaksinë do të funksionojë.

Kjo provë e parë njerëzore, e financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, heq një shmang një kontroll që normalisht do të bëhej, provën e vaksinës tek kafshët.

Por kompania e bioteknologjisë që qëndron pas punës, Moderna Therapeutics, thotë se vaksina është bërë duke përdorur një proces të provuar dhe të testuar.

Dr John Tregoning, një ekspert për sëmundjet infektive në Imperial College London, UK, tha: “Kjo vaksinë përdor teknologjinë para-ekzistuese.

“Ajo është bërë në një standard shumë të lartë, duke përdorur gjëra që ne dimë se janë të sigurta për t’u përdorur tek njerëzit dhe ata që marrin pjesë në testim do të monitorohen shumë ngushtë. Është shumë herët por është një garë kundër virusit, jo kundër njëri-tjetrit si shkencëtarë dhe po bëhet për të mirën e njerëzimit” citohet ai nga BBC.

Vaksinat tipike për viruset, siç është fruthi, bëhen nga një virusi i dobësuar ose i vrarë. Por vaksina mRNA-1273 nuk është bërë nga virusi që shkakton Covid-19.

Në vend të saj, ai përfshin një segment të shkurtër të kodit gjenetik të kopjuar nga virusi që shkencëtarët kanë arritur ta bëjnë në një laborator. Kjo shpresohet se do të nxisë sistemin imunitar të trupit për të luftuar infeksionin e vërtetë.

Vullnetarëve do t’ju jepen doza të ndryshme të vaksinës eksperimentale.

Por edhe nëse këto teste fillestare të sigurisë shkojnë mirë, mund të zgjasë ende 18 muaj që çdo vaksinë e mundshme të bëhet e disponueshme për publikun. /Opinion.al

Share: