Home KRYESORE Tragjeditë, institucionet, individi dhe “mass-media”

Tragjeditë, institucionet, individi dhe “mass-media”

Nga ARTUR NURA, shkrim i vitit 2010 qe vlen njësoj sot!

Me fillimvitin 2008 opinioni publik shqiptar u trondit nga disa ngjarje tragjike me dimensione te frikshme vdekjesh, te cilat duhet domosdoshmerish te na kthejne me shume vemendjen nga jeta, e cila eshte e rrezikuar nga shkujdesja e çdo individi dhe shoqerise! Kushdo qe beson ne ligjet e natyres, apo te Zotit, te cilat per rastin jane e njejta gje vetem interpretimi ndryshon, duhet te analizoje keto ngjarje me pasoje vdekjen, si rezultat i pritshem i mungeses se kujdesit dhe vleresimit te duhur per jeten, kjo si ne dimension individual, kolektiv dhe padyshim institucional.

Fillimisht patem nje bilanc tragjik aksidentesh automobilistike dhe aksidentesh ne kushte pune, ku kemi pasur te bejme me pergjegjesine individuale te te aksidentuarve, te cilet kane neglizhuar rregulla te caktuara dhe gjithashtu ato institucionale dhe parandaluese te shtetit: Policia Rrugore dhe Ministria e Punes dhe instrumentet perkatese. Ne planin e pergjegjesive individ – kolektiv kundrejt atyre institucionale, kryesisht rastin tragjik te Farkes, duke konkluduar me ditet e fundit dhe rastin akoma me tragjik te Gerdecit, pavaresisht pergjegjesise se padiskutueshme te shtetit, nuk mund te injorohet pergjegjesia e ketyre njerezve per jeten e tyre, qe ngjarje te tilla te mos perseriten!

Fakti ku dua te perqendrohem me shume konsiston ne kendveshtrimin personal se te gjitha keto raporte qe sapo permendem arrijne tek individi yne, familja dhe shoqeria, kryesisht dhe ne menyre me eficente nepermjet instrumenteve mediatike: televizionet, radiot dhe shtypi i shkruar. Perndryshe, ngjarjet negative apo pozitive vijne ne vemendjen publike (tek individi) si eksperienca nga te cilat duhet mesuar dhe reflektuar kryesisht nepermjet “mass-medias”, te cilat per fat keq nuk jane ne nivelin e duhur profesional!

Personalisht besoj se ne diten e tragjedise se fundit te Gerdecit raportuan me shume dhe me drejte te intervistuarit, qe treguan se ne ate “fabrike te vdekjes” punonin edhe njerez te patrajnuar, se gazetaret qe ne emer te se drejtes per te informuar drejtuan edicione maratone lajmesh, duke bere here pas edhe hetuesin edhe specialistin edhe gjithkushin! Po, diten pasardhese edhe znj. Vasilika Hysi, drejtuese e Komitetit Shqiptar te Helsinkit, se ciles iu dhane vetem pak minuta ne hapesiren mediatike, beri raportimin publik me te arrire dhe me korrekt per ngjarjen tragjike te Gerdecit dhe fotografise perkatese pergjegjese.

Në Shqipëri “Kultura e vdekjes” dominon kulturën për jetën

Personalisht kam pasur mundesine qe para tre vitesh te realizoja nje emision televiziv ne lidhje me rastin qe ne “perceptimin publik” kishte te bente me marrjen e jetes (nepermjet plumbash) te nje djali te ri, vetem sepse kishte puthur ne publik (ne fshatin Ibe ne periferi te Tiranes) te dashuren e tij!

Ne ate emision ishte edhe nje ze i vetem i nje te riu, i cili ne korrin e madh te zerave dhe opinioneve, besonte qe drama e individeve ne hapesiren mediatike po devijonte vetem ne nje produkt konsumi te radhes dhe jo reflektimi per te ardhmen. Ne fakt, per te mos e lejuar emisionin qe te degradonte vetem ne nje transmetim te radhes, ne ate kohe solla ne ekranin e vogel te televizionit, varrezat dhe varret e mbi-zbukuruara nepermjet mermerit, hekurave dhe luleve artificiale. Sigurisht kete e bera pas investigimit qe realizova kundrejt opinionit te pergjithshem ne retrospektive dhe perspektive, duke sjelle ne vemendjen publike faktin qe konstatonte se ne Shqiperi po konturohej, per fat keq, nje fenomen i ri social i “Kultures se vdekjes”. Personalisht jam i bindur se po te ishte investuar nga familja e atij djali te ri, por edhe nga mass-mediat dhe instrumentet e tjera te shtetit per brezin e tij, pra t’i ishte ofruar me shume informacion dhe edukim rreth ndryshueshmerise se kulturave midis shoqerise qytetare dhe asaj fshatare, midis vdekjes dhe kujdesit per jeten, hakmarrjes dhe nevojes absolute per tolerancen civile, ndoshta edhe ajo ngjarje nuk do te kishte ndodhur.

Ky sigurisht eshte konstatim deri diku edhe subjektiv, por parimisht ne qofte se niveli i investimit financiar, kohor dhe shpirteror per varrezat dhe varret (pra vdekjen) te ishte po aq i larte edhe per jeten dhe rendesine e saj si e pakthyeshme, padyshim qe do kishim me pak ngjarje tragjike dhe me shume kulture antivdekje! Sot ndoshta nuk do te dinim se ka edhe nje fshat Gerdec dhe Farka nuk do te ishte mediatizuar kaq shume per shkak te vdekjes. Njerez te pafat si keta te radhes do te kishin me shume respekt per jeten e tyre dhe nuk do te kishin lejuar qe dikush me indiferentizmin e tij te lejonte te jetonin dhe ishin aq prane mundesise se vdekjes.

Përgjegjësia mediatike është thelbesore

Presidenti i Republikes, z. Bamir Topi, ne rrjedhen pafund te lajmeve dhe interpretimit shumedimensional te ngjarjes ne pjesen me te madhe te televizioneve tona, beri thirrje per me shume pergjegjesi dhe profesionalizem nga ana e gazetareve. Duke pershendetur kete akt civil dhe te pergjegjeshem te Presidentit te Republikes dhe per te evidentuar me mire rolin e “mass-medias” dhe individualisht te gazetareve dua te sjelle ne vemendjen publike dy ngjarje te tjere te mbetura ne memorien tone kolektive.

Kujtoj se ne krizen e vitit te zi 1997 shtypi lokal per disa dite me radhe me ligj u bllokua dhe nuk funksionoi. Ne ate kohe, te gjithe kishim mundesi te mesonim se çfare ndodhte ne te gjithe territorin e Shqiperise, vetem nga televizionet e huaja, kryesisht italiane dhe greke. Ajo situate specifike beri qe te gjithe ne nga shtepite tona te besonim se Shqiperia ishte ndare “de facto” ne menyre te dhunshme ne Jug dhe Veri, sigurisht sepse keshtu na raportonin gazetaret e huaj! Kjo padyshim percillte nje panik te papershkrueshem per gjithesecilin nga ne dhe ne fakt ato trazira te dhimbshme te zmadhuara nga keto raportime, per te cilat po flasim, me kalimin e diteve dhe kthimin e shtypit shqiptar ne publik, rezultuan jo profesionale, ekzagjeruese dhe pse jo, dashakeqe.

Ky opinion per krizen e vitit 1997 u konfirmua me qarte dhe katerciperisht me ngjarjet e renda te krizes se shtator-vitit 1998 pas vrasjes se dhunshme te z. Azem Hajdari. Ne ate kohe opinioni yne publik pati mundesi te ndiqte krizen dhe ngjarjet perkatese si nepermjet televizioneve te huaja ashtu edhe atyre vendase.

Ne fakt edhe kete radhe nga gazetaret e huaj nuk mungoi raportimi per “ndarjen” e Shqiperise ne Jug dhe Veri, por qe kete here pergenjeshtroheshin nga profesionalizmi dhe korrektesia e shtypit dhe televizioneve shqiptare, te cilat raportuan me pergjegjesi qytetare.

Personalisht me 15 shtator pas raporteve te mia me “Radio Radicale” te Italise, u thirra nga “Italia Uno” per llogari te “Studio Aperto” dhe raportova direkt mbi situaten ne Tirane dhe Shqiperi, te cilen me korrektese e percolla siç ishte realisht: qetesimin e situates dhe gjetjen e nje zgjidhjeje politike te mundshme, gje e cila nuk e kenaqi egon “profesionale” te drejtuesit te edicionit informativ!

Te nesermen korrespondentja e “Italia Uno”, Sabina Fedeli, e sapoardhur ne Tirane, duke intervistuar nje djale 16-vjeçar nga Tropoja, i cili deklaronte se ishte gati te vdiste per Sali Berishen, percolli perseri tek teleshikuesit italiane “ndarjen” e Shqiperise ne Jug dhe Veri. Korrektesa ime qytetare dhe profesionale u konfirmua me kalimin e diteve dhe largimin e gazetareve te huaj qe ndodhi shume shpejt nga “mungesa” e lajmeve. Padyshim edhe nga puna e shtypit dhe televizioneve shqiptare, te cilat se bashku me korrektesen e tyre pergenjeshtruan mundesine e ndarjes se Shqiperise ne Veri dhe Jug. Gje qe ne fakt per hir te vertetes duhet thene se nuk ka qene inekzistente, por vetem ne dimension fare modest.

Personalisht besoj gjithashtu se nje pergjegjesi e ngjashme qytetare dhe profesionale nga ana e gazetareve tane nevojitet edhe per ngjarjet e tipit “Gerdec” apo “Fark”. Keshtu mund te sherbejme per qetesimin e njerezve dhe ardhjen ne ndihme te tyre, duke reduktuar ne sa me shume te jete e mundur panikun e natyrshem njerezor dhe padyshim te reflektojme per te para-zbuluar ne kohe “mina te tilla me sahat” te cilat nuk i mungojne hapesirave publike se ne qytete edhe fshatra. Ti kujtojme ne kohe individit dhe publikut qe nuk duhet te lejoje te bashkejetohet me mundesine e ‘Vdekjes”

Share: