Drejtori i Përgjithshëm i Urgjencës, Skënder Brataj u konfirmua sot se është infektuar nga koronavirusit.
Në një status në Facebook, ai ka dhënë detaje mbi gjendjen e tij. Brataj shkruan se ka një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe se po kurohet në banesë. Ai bën gjithashtu me dije se ka një rënie të temperaturës në krahasim me dy ditë më parë.
Drejtori i Urgjencës falenderon qytetarët për interesimin dhe solidaritetin duke i bërë gjithashtu një apel që sic thotë ai të jenë “të padukshëm për koronavirusin”.
Reagimi i Skënder Bratajt
Mirembrema te gjitheve. Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.
Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur. Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak.
Behuni ju te padukshem per koronavirusin!
Qendroni ne shtepi!
Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet! Te gjithe bashke do tja dalim! Ju pershendes. /Opinion.al