Home Gjeo-Ekonomia Unioni i Dhomave të Tregëtisë i bën 6 propozime qeverisë për ekonominë

Unioni i Dhomave të Tregëtisë i bën 6 propozime qeverisë për ekonominë

Pas kërkesave që bëri Shoqata e Tregëtarëve dhe Tregut Shqiptar nëpërmjet presidentit të Nikollaq Neranxi edhe Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, ‘Biznes ALBANIA’ ka ngritur shqetësimin e pasojave të rënda që do të sjellë në ekonomi koronavirusi.

Për këtë ata i janë drejtuar qeverisë me një letër ku kërkojnë të merren masa serioze për të përballuar pasojat ekonomiko-financiare.

Në letrën e tij, Unioni propozon që tatitmi mbi fitimin dhe  sigurimet shoqërore të mos paguhen për një periudhë 3 deri në 6 muaj dhe të kompensohen nga shteti.

Ata propozojnë gjithashtu ngrirjen e pagesave të faturave të energjisë, ujit, gjobave dhe kredive për të njejtën periudhë kohore.

Propozimet e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, ‘Biznes ALBANIA’, drejtuar Qeverisë

Kerkesat drejtuar Qeverise per te ulur impaktin e COVID-19 ne ekonomi.

1-Unioni i dhomave te tregtise Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit e vlereson me pasoja te ndjeshme ne ekonomi dhe ne biznese situaten e covid 19 ne Shqiperi, dhe me pasoja te renda sidomos per biznesin e vogel dhe te mesem, biznesin e sherbimeve, sektorin e turizmit dhe fasonerise etj!

2- Unioni i dhomave, Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit mendojne se Qeveria duhet te angazhohet seriozisht per te perballuar pasojat ekonomiko financiare te covid 19!

Qeveria shqiptare duhet te kerkoj financime nga institucione financiare nderkombetare FMN Banke Boterore dhe institucione te tjeta, nga komisjoni europjan, per te ndihmuar dhe mbeshtetur bizneset private qe mund te kolapsohen nga kjo situate!

Disa propozime qe adreson biznesi per qeverine do te ishin:

-Te mos paguhen tatim fitimi dhe tatimet e tjera per 3 muaj dhe te kompensohen nga shteti!

-Te mos paguhen sigurimet shoqerore për 3-6 muaj dhe te kompensohën nga shteti!

-Pagesat e energjise dhe ujit te ngrijne per 3-6 muaj varesisht nga kohe zgjatja e situates

-Gjobat e vena biznesit nga institucionet tatimore dhe doganore, per shkak te mos funksionimit te gjykatave te ngrijne per 3-6 muaj

-Kredite te mos paguhen per 3-6 muaj dhe gjate kesaj kohe te ulen interesat ne nivelin e euroriborit, pagesat mbas 3-6 muaj te mos ken penalitete!

Pagat e punonjesve te biznesve te mbyllura te paguhen ne nivelin e raportit mjeksor nga sigurimet shoqerore!

Share: