Home KRYESORE Urdhri i Stomatologut i bën thirrje stomatologëve të mbyllen klinikat

Urdhri i Stomatologut i bën thirrje stomatologëve të mbyllen klinikat

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Urdhri i Stomatologut i ka bërë thirrje të gjithë stomatologëve të mbyllin klinikat dentare deri në datë 3 Prill.

Ju bëjmë thirrje te gjithe mjekëve stomatologë si dhe personelit të klinikave dentare që të mbyllin shërbimin dentar deri më datën 3 Prill 2020. Shërbimet e urgjencës dentare të kryhen vetëm konform Protokollit të O.B.SH”, shkruhet në njoftimin e Urdhrit të Stomatologut Shqiptar në Facebook.

Këto masa vijnë në vazhdën e pezullimit dhe mbylljes së një sërë aktivitetsh që nga ato fetare dhe argëtuese në lokale, pube, muze dhe qendra kulturore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. /Opinion.al

Share: