Home KRYESORE VIDEO/ Rama “pushton” edhe telefonatat: Jam Edi, laji duart!

VIDEO/ Rama “pushton” edhe telefonatat: Jam Edi, laji duart!

Në një moment kur të gjithë njerëzit janë izoluar nëpër shtëpi dhe tentojnë të ruhen nga koronavirusi, Rama ka vendosur t’u dërgojë një tjetër mesazh krahas daljeve të shpeshta në Facebook.

Ai ka regjistruar një mesazh zanor ku i kërkon shqiptarëve të lajnë duart dhe të bëjnë kujdes.

“Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa të mundesh. Ruaju nga informacioni i rremë. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!”, thotë ai në regjistrim.

Share: