Home KRYESORE Viktimat nga koronavirusi, Bino: Arkivoli nuk hapet, ka ligj të veçantë

Viktimat nga koronavirusi, Bino: Arkivoli nuk hapet, ka ligj të veçantë

Përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin i Shëndetit Publik, Silva Bino bëri me dije se personat që humbin jetën nga sëmundjet infektive ka një ligj të vecantë për varrimin.

Në deklaratën për mediat Bino përmendi se një nga rregullat e përcaktuara në ligj është se arkivoli nuk hapet.

Sa i përket të vdekurve, që humbin jetën nga sëmundjet infektive ka një ligj të përcaktuar dhe varrimi dhe arkivoli dhe të gjitha masat merren në bazë të këtij ligji, si psh arkivoli nuk hapet, pra janë disa rregulla të përcaktuara të varrimit” tha Bino. /Opinion.al

Share: