Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dha detaje mbi infektimin e dy mjekëve në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.
Ajo bëri të ditur se ata janë infektuar nga një i afërm i një pacienti që ishte shtruar në Sanatorium për probleme në mushkëri.
Vizitori e kishte mbajtur të fshehtë fatktin që kishte në Itali gjatë javës së fundit.
“Njëri prej pacientëve që aktualisht po trajtohet në Infektiv ka qenë i shtruar në Sanatorium. Ky është vizituar nga një i afërm që vite nga Italia dhe që nuk ka dhënë këtë informacion në stafet mjekësore. Ka rezultuar pozitiv një mjeke dhe një teknik i shkencave mjekësore, nga 17 teste të kryera. janë të vetëizoluar dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Rakacolli.
Ajo komentoi gjithashtu shifrat e reja të të prekurve duke thënë se është shenjë e mirë që 23 persona me probabilitet të lartë infektimi kishin rezultuar negativë. Duke u ndalur tek veshja e mjekëve, Rakacolli bëri me dije se nuk ka mungesa.
“Sa i përket veshjeve, i kanë të gjitha veshjet e nevojshme dhe po vazhdohet me furnizimin e tyre. Testimet kryhen për kontaktet e ngushta apo të vërteta të dyshuara. Fakti që nga 27 testime, 23 kanë rezultuar negativ tregon se kampioni zgjedhur është i gjerë por të marrim parasysh se në kuadër e pandemisë të cilët 27 personave kanë pasur probabilitet shumë të lartë për të qenë pozitiv”, tha ajo. /Opinion.al