Home Approccio Italo Albanese Zyrtare/ Shqipëria do të dërgojë mjekë dhe infermierë në Itali

Zyrtare/ Shqipëria do të dërgojë mjekë dhe infermierë në Itali

Qeveria ka marrë vendimin të dërgojë mjekë dhe infermierë në Italinë fqinje, e cila vijon të jetë e gjunjëzuar nga koronavirusi.

Vendimi është marrë një ditë më parë dhe është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Mjekët do të paguhen nga Shqipëria, në vlerën 3000 euro në muaj, për mjekët dhe 2500 euro për infermierët.

Fondi prej 11 000 000 lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2020./Opinion.al

Share: