Home KRYESORE A do hapet vendi brenda pranverës?Ja si përgjigjet Brataj

A do hapet vendi brenda pranverës?Ja si përgjigjet Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka thënë në një lidhje në emisionin Opinion, se ka një rënie të numrit të telefontave kundrejt numrave të emergjencës të vendosur në shërbim të qytetarëve, për COVID-19.

Ndërkohë, Brataj shpjegoi se veçanërisht pozitiv është fakti që ka disa qytete të cilët për ditë ose javë të tëra nuk raportojnë me ditë raste të reja.

“Ka qytete të tëra pa asnjë rast të ri, rasti më tipik është ai Vlorës që ka mbetur me 5  që në filim”, u shpreh Brataj.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se përse duket se jugu ka më pak raste krahasuar me veriun, Brataj tha se kjo varet nga lëvizjet dhe respektimi i masave.

“Varet nga lëvizja e njerëzve si ka qenë në fillim ose nga  respektimi i masave në secilin qytet. Vlora i ka respektuar më shumë. Edhe Tirana I ka respektuar shumë. Të kesh 3 raste në Tiranë është një fat shumë shumë i madh. Jo se është më I ndërgjegjshëm populli i Tiranës nga ai Vlorës, në Tiranë ka më shumë kontrolle. Ka patur qytete që treguan pakujdesi, Shkodra, ju kujtohet shumë mirë merkatoja e hapur”, u shpreh Brataj.

Fevziu: Shkodra mbase tregoi pakujdesi, por Kruja ishte pakujdesi e shtetit që nuk filloi të merrte masat ndaj fasonësve, ka patur disa ankesa që i vinin të punonin pa maska dhe pa respektim distance?

Brataj: Këto janë justufikime që mund të dalin që andej, qeveria duhet të bëjë punën e vet, por nuk mund të vësh një person në një subjekt që të kontrollojë. Nga ana tjetër po kërkojmë të lirojmë masat, nëse i lirojmë masat do të zbatojmë ato rregullat që kemi shkruar. Janë bërë fazat dy javore. Në fazën e parë do të lirohen biznese që nuk krjojnë grumbullim të madh njerëzish. Por është detyrë edhe e punëdhësit kontrolli i këtyre. Ne si shqiptarë duhet të kuptojmë që duhet të bashkëjetojmë disa kohë me koronavirusin, duke punuar.

Fevziu: Mund të kemi brenda pranverës një hapje?

Brataj:  Nëse do të privohemi edhe pak nga liritë tona, nga përqafimet tona, nga ekonomia që të mos i vëmë në plan të parë. Kur? Kur nuk ka më infeksion, kur nuk ka më transmetim. E lidh me dy gjëra: me uljen e thirrjeve, por mbi të gjitha, kur shoh listën e qyteteve që nuk prezantojnë infeksion për disa ditë është shumë shumë pzoitive. Por kush është rreziku? Nëse ne lejojmë lëvizjen ndërqytetëse, nuk nuk ka Berati ose Vlora, por nëse shkojnë njerëz nga Tirana, do ta çojnë. Prandaj duhet të bashkëjetojmë, të fillojmë të punojmë me të, të kujdeshëm. Në një mënyrë apo tjetër imunizimi i popullsisë do të vijë, por nëse arrin në mënyrë graduale, dhe një prqindje që njerëzit të lëvizin lirshëm mund të shkojë drejt verës patjetër ma do mendja./Opinion.al

Share: