Home KRYESORE A nuk janë mësuesit dhe pedagogët , që sot po...

A nuk janë mësuesit dhe pedagogët , që sot po luftojnë në vijën e parë për dije , në kushte të jashtëzakonshm?!

Reflektim nga Nora Malaj

  1. Një gjyshe shumë e shqetësuar në një nga shkollat e Tiranës i nis një sms zanore mësueses së klasës së gjashtë ku i thotë:
    “Përshendetje mësuese! Të lutem shumë mos më merr me ne ketë telefon se ma mbushe telefonin me mësimet e fëmijëve. Të lutem shumë mos më merr më telefon , ose mos më detyro të heq kartën!!??””
    Ky ishte “ultimatumi” që gjyshja e shqetësuar i con mësueses, ndërkohë që kjo e fundit, e vendosur në llogoren e parë të luftës , për të mbajtur gjallë dijen, mundohet të bëj maksimumin.
    A ka faj vallë mësueseja që i ka mbushur tel
    gjyshes me materiale mësimore?!
    Sigurisht që jo.
    Ajo po mundohet të bëj mësimin, që në kete moment është misionin më i rëndësishëm ,pas asaj që po bëjnë mjekët.
    Po gjyshja a ka faj?? Natyrsisht që jo.
    Dhe ajo, në kushtete e vetizolimit të plotë,( mosha e tretë është me e targetuara në kete) e sheh telefono si te vetmin shpetim per komunikim.
    Po nipi apo mbesa e gjyshesh kanë faj?
    Natyrisht që jo.
    Ata telefonin e gjyshes e quajnë “si të tyre” dhe mund ta përdorin si mjet komunikimi për mësimet , me mësueset e tyre, pa u mërzitur dhe shqetësuar se nëna ( gjyshja në ketë rast) do shqetësohet dhe mërzitet se nuk ka më hapësirë për të perdorur telefonin e saj.
    Po per te mos u konfliktuar me nipin apo mbesën( mjaltin e mjaltit) është gati t’i “ bërtasi “ mësuesese .
    Kjo e fundit nuk ka faj, as mësueseja nuk ka faj, as nxenesi nuk ka faj.
    Fajin e ka situata absurde , pasi të gjithë duan të komunikojnë po nuk munden dot , pasi kanë kaluar hapësirat e të drejtës së tyre dhe kanë hyrë te te drejtat e tjetrit.
    Dhe këtu fillojne problemet, pasi është java e trete e mesimit on- line dhe situata do të vazhdojë gjatë .
  2. Mësimi on- line dhe situata pa afat .
    Sot urdhri i fundit na tregoi se shkolla do të mbyllen pa afat..
    Kjo do të thotë që mësimi on – line do të vazhdoj . Tashmë situata bëhet më shumë se stresuese, si për mësuesit edhe për prindërit , edhe për nxënesit ( gjyshet dhe gjyshërit e kam më keq😜 )
    Një mikja ime mësuesedo më shkruante :
    “oh ,moter ,eshte cmenduri ,nuk na besojne qe fillojme ne 8 .00e deri ne 23.00 nates para kompjutrave . A korri gjohen qindra flete , plus qe duhet me mbush edhe me evidenca koti e ku di une + vidio + ++++.. zemer plasa duke folur , po kush të dëgjon” 😢
    Teksa lexoj sms e mikes sime dhe shumë
    sms të miq e mikeshave të shumtë qe
    i kam ne fushen e mësuesisë e kuptoj më mirë se kushdo që eshte momenti te falim qetesi , jo vetem nxenesve ,por edhe mesuesit dhe prindërve e gjyshërit , që tashmë janë të tensionuar dhe të depresuar.
    Per mua berja e mesimit ne keto kushte duhet pare me shume si nje asistence postraumatike e te japim me shume dimension human s e sa shkencor .
    Sot jemi jo vetëm në moment solidariteti , po në momemtin që duhet të mendojmë pozitivisht!
    Sot mësuesit janë heronjtë që
    po perballen çdo ditë me dijen , në kushtet e shtëpisë, me stresin në familjen e tyre( pasi edhe keto janë të vetkarantinuar dhe që kanë pergjegjësi dhe për familjen e tyre), janë të motivuar për të bëre me te miren për të dhëne mësimin në kushtet e shtëpisë , po nuk kanë kualifikimin e duhur ne IT , pasi këto janë kushtete , ku na zuri në befasi Covid – 19 ,ndaj duhen vlerësuar , ndihmuar dhe vlerësuar, nga autoritet e ministrisë dhe institucioneve të varësisë.
    Ato duhet të lehtësohen nga burrokracitë e tepërta dhe të ndihmohen në misionin e tyre fisnikë.
    Të mos harrojmë nuk ka nxënës të paaftë , po ka mësuese të zotë, që me dashuri, mirësi , buzëqeshje e durim i ndihmojne nxenësit e studentët të aftësohen për të gjetur rrugen e dijes dhe diturisë.
    “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk matet kurrë” – do të thoshte Konfuci.
    Në këto kushte të Covid -19 , vlera e mësuesit dhe profesorit është nje njësi me një peshë të madhe!
    Le t’i ndihmojmë tëgjithë kete armat të madhe dhe t’i motivojmë dhe vlerësojmë për punën e jashtëzakonshme që po ofrojnë në kushte të jashtëzakonshme dhe me mjete minimaliste!
    Respekte e mirënjohje për ju luftëtarët e dijes që sot jeni ne fronti e parë për dije e dituri!
    Mirenjohje dhe vlerësim për secilin prej jush!
    🙏🙏🤝🤝🤝🤝

se së bashku ne do t’ia dalim#🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Share: