Në një intervistë për gazetën sportive “TuttoSport”, kryeministri Edi Rama rrëfeu se vite më parë është arrestuar nga policia Italiane për shkak se kundërshtoi një efektiv policie, teksa kishte shkuar të shihte ndeshjen e Juventusit.
Mbi deklaratën në fjalë reagoi ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, i cili ka publikuar formularin e dekriminalizimit të Ramës, teksa evidenton se ai nuk e ka përmendur në asnjë vend këtë arrestim, që sipas tij përbën vepër penale.
“Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie.
Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie.
Sa per t’ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin.
Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia”, shkruan Bylykbashi.FOTO GALERI1/2
Top Channel