Home Gjeo-Ekonomia Edhe Gjermania si SHBA, kërkon sqarime nga Pekini në lidhje me origjinën...

Edhe Gjermania si SHBA, kërkon sqarime nga Pekini në lidhje me origjinën e virusit

Edhe Gjermania ka vepruar njësoj si SHBA. Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë, Gerd Müller, kërkon një përgjigje zyrtare dhe një sqarim të hollësishëm nga Kina mbi pandeminë COVID-19.

“Ata duhet të tregojnë transparencë të plotë në këtë krizë botërore – veçanërisht në lidhje me origjinën e virusit,” tha Müller për gazetat e grupit të mediave Funke (edicionet e së Dielës). Teoria se virusi, në kundërshtim me përshkrimin kinez, vjen nga një laborator hulumtues në Wuhan duhet të “sqarohet”.

Në të njëjtën kohë, politikani i CSU e përshkroi vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për të pezulluar kontributet në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) deri në njoftimin e mëtejshëm si “absolutisht të gabuar”. 

Top Channel

Share: