Home KRYESORE “Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ky muaj pati…”, Rama nxjerr shifrat:...

“Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ky muaj pati…”, Rama nxjerr shifrat: Këto kategori do vijojnë punën normalisht

Aktiviteti në sektorin bujqësor po vijon normalisht dhe sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasuar me marsin 2019.

Të dhënat i bën me dije kryeministri Edi Rama i cili thekson se fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht pavarësisht luftës.

Kryeministri Rama shkruan në Facebook:

 SHIFRA ZYRTARE DHE FAKTE NGA PUNA NË FSHAT

 Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasuar me marsin 2019.

🔴

 Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

🔴

 Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta. Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi – ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta.

🔴

 Fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht, duke iu përshtatur me vetëdije e këmbëngulje, masat individuale mbrojtëse ndaj armikut./BW

Share: