Home KRYESORE Fauci mbështet Remdesivirin: Është një ilaç mund të bllokojë këtë virus

Fauci mbështet Remdesivirin: Është një ilaç mund të bllokojë këtë virus

Kreu i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive në SHBA, doktor Anthony Faucri bëri të ditur ditën e mërkurë se Remdesiviri ka rezultuar i efektshëm në trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Remdesiviri ka një efekt të qartë e të rëndësishëm pozitiv në zvogëlimin e kohës për t’u shëruar“, u tha zoti Fauci gazetarëve “Ai është një ilaç mund të bllokojë këtë virus”.

Remdesiviri, një ilaç antiviral i prodhuar nga kompania amerikane “Gilead Sciences”, është një ilaç, që ndërhyn tek një enzimë që riprodhon materialin gjenetik viral. Në testet e kryera tek kafshët kundër SARS-it dhe MERS-it, sëmundje të shkaktuara nga koronaviruse të ngjashme, Remdesiviri ka ndihmuar në parandalimin e infeksionit dhe uljen e ashpërsisë së simptomave. Por ilaçi nuk është miratuar për përdorim nga asnjë vend në botë. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të japë autorizimin për përdorimin urgjent të tij për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Një studim tjetër me Remdesivir nuk ka dalë në ndonjë përfundim pozitiv, çështje për të cilën gazetarët e pyetën zotin Fauci.

“Është një studim i mangët”, tha zoti Fauci për studimin botuar në revistën mjeksore “The Lancet” sipas të cilit Remdesiviri nuk ishte efektiv në trajtimin e pacientëve me COVID-19. “Nuk është studim adekuat”, tha ai.

Më 21 shkurt në Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive nisi një testim ndërkombëtar i një prove klinike mbi efektin e placebos tek qindra pacientë me koronavirus të shtruar në spital tha zoti Fauci. Pacientët që trajtoheshin me Remdesivir u duhej 11 ditë kohë për t’u shëruar krahasuar me 15 ditë që u nevojiteshin atyre pacientëve që u jepej placebo.

Sa herë ka prova të qarta se një ilaç funksionon, kemi detyrimin etik që tua tregojmë menjëherë njerëzve që janë në grupin e atyre që trajtohen me placebo, që dhe ata të mund të kenë qasje. Provat e tjera që po kryehen tashmë me ta kanë një standard të ri të kujdesit“, u tha Fauci gazetarëve. /Opinion.al

Share: