Home KRYESORE Gra, fëmijë dhe të moshuar të shtrirë në tokë, 70 shqiptarë presin...

Gra, fëmijë dhe të moshuar të shtrirë në tokë, 70 shqiptarë presin hapjen e portës në Kakavijë

70 shqiptarë janë bllokuar në mes të dy doganave në Kakavijë. Mes tyre fëmijë edhe të moshuar siç shihet edhe nga këto pamje.

Për Ora News ata tregojnë se kanë qëndruar pa asnjë zgjidhje dhe në mungesë të ushqimeve.

“Prej mëngjesit dhe deri në orën 14:00 na mbajtën në doganën greke ku më pas vulosën pasaportat. Prej atëherë dhe deri tani jemi në portën para doganës shqiptare.Kemi pleq, fëmijë. Keni dy netë që flemë rrugëve. Në sportel dogana thonë është e mbyllur dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Si t’ja bëjmë ne të vazhdojmë dhe të flejmë në të fortë prapë dhe një natë tjetër.Nuk kemi asnjë mbijetësë jashtë territorit shqiptar”.

Madje në pamje duket dhe një foshnje, së cilës si krevat i kanë bërë valixhet dhe rrobat.

E ndërsa kryeministri ka deklaruar se kufiri është mbyllur, qytetari ka këtë përgjigje.

“Me çfarë të rri, nuk kam para as për strehim dhe as ushqim. Është kollaj të thuash rri”.

Pas këtij denoncimi në Ora News kanë mbërritur edhe forcat e policisë.

E njëjta situatë është vërejtur dhe në pikën e Hanit të Hotit

Nga ana e Ministrisë së Jashtme është bërë e ditur se operacioni i riatdhesimit është mbyllur dhe se nuk ka listë tjetër.

Në përfundim të tij mësohet se janë riatdhesuar 1.791 shtetas.

Sipas Ministrisë, personat që kërkojnë të riatdhesohen duhet të telefonojnë ose të çojnë një sms në aplikacionin WhatsApp, vetëm në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat nga vetë ky insttiucion.

/Ora News.tv/

Share: