Home KRYESORE Jo karantina mesjetare, por distanca sociale, higjena personale dhe publike janë të...

Jo karantina mesjetare, por distanca sociale, higjena personale dhe publike janë të vlefshme për të luftuar çdo virus dhe koronavirus

Nga Dritan Shano

“Më në fund e kuptova. Ky nuk është vetëm një virus. Është një shabllon. Njerëzit ngjyrosin brenda këtij shablloni me supozimet e tyre filozofike, vizionet e tyre, perceptimet e tyre të thella rreth rrugës së historisë; njerëzit hedhin mbi këtë shabllon çdo ankesë kundër botës, çdo perceptim sado të vogël, dhe çdo shpresë të tyren për mënyrën se si duhet të organizohet bota.

Parajsa dhe Ferri, siç e imagjinojnë, u reflektohet në atë çfarë ndodh përreth tyre. Për ta, kjo nuk është një sëmundje shëndetësore; është një shans për të shprehur botëkuptimin e tyre dhe për t’ja imponuar atë të tjerëve.” (Jeffrey Tucker – Koronavirusi si ideologji)


Personalisht, e kam marrë si të mirëqënë shpjegimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë se në 100 të infektuar nga virusi Wuhan, rreth 80 veta prej tyre as nuk e marrin vesh që janë të infektuar; 15 mund të kenë nevojë për trajtim me oksigjen; dhe vetëm 5 veta kanë nevojë për trajtim me respirator. Dje, ndesha në një mjek gjerman, i cili shpjegonte se ai që nuk ka nevojë për trajtim mjekësor, edhe pse mund të jetë i infektuar nga koronavirusi, nuk konsiderohet si i sëmurë.

  • Duke konsideruar këtë sjellje proporcionale të virusit sipas OBSH, dhe periudhën e inkubacionit të tij 2-14 ditë;
  • Duke qenë i bindur se ky koronavirus bredh mes nesh prej të paktën 4-6 muajsh pa karantinë; dhe po ashtu
  • Duke besuar fort tek aftësia e trupit të njeriut për t’u imunizuar edhe kur flemë gjumë; trupi ynë e bën këtë në mënyrë krejtësisht të pavarur nga mjekët, media, qeveria, të pavarur edhe nga mendimet e kundërta që mund të kemi;
  • Mendoj se këto 2 muajt e fundit ka qenë më kollaj të infektohesh me këtë koronavirus në spital, sesa në rrugë e në punë, sikundër na është imponuar me përdhunë.

(gjithashtu mendoj se jo karantina mesjetare, por distanca sociale, higjena personale dhe publike janë të vlefshme për të luftuar çdo virus dhe koronavirus – jo vetëm këtë të riun, dhe jo vetëm këtë herë)

Alarmi im i vërtetë është bota pas koronavirusit. Njerëzve, anembanë botës sot, ju është mpirë truri, ligështuar trupi, dërrmuar shpirti. Por, të gjithë ata që duan lirinë, të drejtat e individit, ekonominë e tregut, sipërmarrjen e lirë, pronën private duhet të shtrëngojnë rradhët, sepse të githa këto janë në rrezik!

Share: