Home Approccio Italo Albanese Kanë një muaj që shohin rrallë prindërit, Namik Dokle i kushton postim...

Kanë një muaj që shohin rrallë prindërit, Namik Dokle i kushton postim prekës nipërve në Itali

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka bërë përsëri një postim prekës në rrjetet sociale, që i dedikohet nipit dhe mbesës së tij, që jetojnë në Itali, dhe nuk i takojnë prindërit e tyre mjekë dhe që janë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.

Vajza Manjola Dokle së bashku me bashkëshortin e saj Punojnë në spitalet me numrin të lartë të pacientëve të prekur me Covid në Itali.

Duke iu referuar nipit dhe mbesës së tij, Dokle iu kërkon atyre që të jenë të detyruar dhe që të mos mërziten, pasi shumë shpejt mjekët në të gjithë botën do ta mposhtin virusin, dhe më pas gjithçka do të kthehet në normalitet.

Postimi i plotë i Dokles:

MIREMENGJES, SARA DHE RUBEN!

Ndoshta akoma nuk jeni zgjuar, por gjyshi nuk duron me gjate per t’u pershendetur. E di qe jeni merzitur; u be me shume se nje muaj qe nuk dilni, nuk shkoni ne shkolle, nuk takoheni me shoket dhe shoqet, dhe, kryesorja, nuk takoni dot mamin dhe babin, sepse ata vazhdojne punen ne spital, perpiqen te shpetojne te semuret. Epo, mire, te pakten flisni ne skajp, apo jo?

Por mos u merzitni! Mami Manjola dhe babi Arviti, bashke me mijera mjeke te tjere, ne Itali dhe ne bote, do ta mundin coronavirusin dhe semundjen e mallkuar. Dhe ju…do te vini perseri me pushime ne Shqiperi, do shetisim bashke e do hame pica te Pazari i ri, bashke me nana Qefseren, do shkojme ne Shkoder te hame tave krapi me nana Hyrin, do shkojme perseri ne bjeshket e Gores te shihni fshatin e gjyshit, pastaj do zbresim poshte, ne Prizren e do pime uje te cezma e Shadrivanit.

Thone se kush pi ate uje fatsjelles nuk e ze asnje semundje. Pastaj do te shkojme perseri ne Sarande, do zhytemi ne ujerat e Jonit, ndersa ne mbremje, do shikojme perendimin e diellit. Ja, edhe pak, edhe pak dhe do ta fitojme kete lufte! Dhe Ju do te jeni krenare per mamin dhe babin qe u perkushtuan aq shume per jeten e njerezve!

Ju puc shume, shuuuume!

Share: