Home Gjeo-Ekonomia Kategoritë që përfitojnë nga paketa e re financiare për COVID-19

Kategoritë që përfitojnë nga paketa e re financiare për COVID-19

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme paketën e dytë financiare që do të ndihmojë qytetarët për të përballuar pasojat e krijuar nga koronavirusi.

Gjatë fjalës së tij, Rama publikoi kategoritë të cilat përfitojnë nga kjo paketë.

Garanci sovrane 150 mln % për turizmin dhe fasonët, qeveria paguan interesin

“150 mln dollarë garanci sovrane për turizmin dhe fasonët me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave. Qeveria do të marrë përsipër koston e interesit për kreditë. Po ashtu paketa e zgjeruar përcakton se të gjitha sipërmarrjet përjashto, sistemin bankar, telekomunikacionin dhe furnizimit me mall, pagesat e kësteve të tatim fitimit do të mund ti bëjnë pas 30 shtatorit. Për turizmin, fasonët dhe call center dhe bizneset e vogla deri në 14 mln lekë pagesat do të shtyhen përtej 31 dhjetorit. Paketa do të miratohet brenda 48 orëve dhe shuma do të lëvrohet pas 20 prillit” tha ai.

Kategoritë që përfitojnë nga paketa e re financiare për COVID-19

” Si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori, 10 mijë punonjës në turizëm, 66 mijë punonjës që janë larguar e pezulluar nga biznesi i madh, mbi 14 mln lekë të reja xhiro në vit, 100 mijë punonjës në bizneset e vogla që kanë punuar, por me xhiro minimale dhe nuk përfituan nga paketa e parë. Dua të bëj një rikthim pak në ditët e kaluara, ku pati ankesa se u pretendua se u refuzuan bizneset e vogla,  sikur u mohua ndihma jonë. Në fakt jo, në fakt shumica prej tyre nuk mund të miratoheshin se nuk ishin përfshirë në paketën e parë.

Kush është larguar nga puna do të marrë 40 mijë lekë (Kategoritë)

“Ja ku jemi sot kur jemi gati që ti trajtojmë ndershmërisht të gjithë me gjithë mundësinë që na jep mundësia financiare. Atëherë për kategorinë e 100 mijë qytetarëve ku thashë përfshihen ata që janë në biznesin e vogël dhe nuk bënin pjesë në paketën e parë 4 miliard lekë dhe cdo individi do i japim 400 dollarë drejtpërdrejt. Po kështu për ata që e kanë humbur punën 66 mijë, do të japim 2.64 mld lekë dhe do ta marrin 400 mijë lekë direkt. Jemi të vetëdijshëm për turizimin, fasonët, dhe të gjitha prodhueset do të krijohet kapital qarkullues. Por para se të vijmë këtu, në listën e atyre që do të ndihmohen direkt janë edhe 10 mijë punonjës në sektorin e turizmit do të marrin 400 mijë lekë, pra 4 mld dollarë të tjera”.

Share: