Home KRYESORE Lajm i mirë nga Shkodra! Shërohet pacienti i parë i prekur me...

Lajm i mirë nga Shkodra! Shërohet pacienti i parë i prekur me Covid-19, i riu rikthehet në shtëpi!

Në një kohë kur vendi ynë po përballet me një fatkeqësi natyrore që ka marrë jetën e 18 personave dhe Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 29 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, një lajm i mirë vjen nga Vau i Dejës.

Personi i parë i prekur nga Covid-19 në këtë zonë, ka lënë spitalin dhe është rikthyer në shtëpi.

Tashmë 35-vjeçari do të respektojë kushtet e vetëkarantinimit për 2 javët e ardhshme. 

Ai ka bërë një test për koronavirus, rezultatet e të cilit kanë dalë negative.

Ky lajm i mirë është konfirmuar nga familjarët e tij për gazetarin tonë të Top Channel, Klodian Zhivani.

Top Channel

Share: