Home KRYESORE Rama fton Bashën: Ky apel i sinqertë të mos bjerë në vesh...

Rama fton Bashën: Ky apel i sinqertë të mos bjerë në vesh të shurdhër

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje opozitës për të bashkuar forcat në luftën kundër COVID-19.

Ai i është drejtuar kreut opozitar, në atë që e ka quajtur apel të sinqertë për të bashkuar ekspertët.

“Opozita e ka humbur mundësinë që të vihej në shërbim të kësaj lufte për të përballuar bashkë me ne.

I kam kërkuar kryetarit të opozitës t’i bashkojë forcat dhe të bashkojmë ekspertët, qoftë për të për te luftuar në vijën e zjarrit, qoftë për të rezistuar sa më mirë në vijën e mbrojtjes ekonomike. Përgjigjen e keni dëgjuar të gjithë, akuza për punën në vijën e zjarrit dhe receta me iluzione për mbëshetetjen ekonomike.

Jam i keqardhur që në vend të bashkimit, ku partia që duhet të fitojë është vetëm Shqipëria, nuk janë ulur armët e luftës së vobektë për pushtetin e radhës.

Megjithatë kurrë nuk është vonë. Thirrja ime për opozitën dhe drejtuesin e saj është të bashkojmë forcat në të dyja frontet. Le t’i ballafaqojmë vendimet që marrim dhe cilësinë e ekzekutimit të tyre. Le t’i flasim popullit që nga Shkodra, ku disa e kujtojnë COVID-in komunist e deri në Vlorë. Le të bëhemi thjesht shqiptarë, për të dalë faqebardhë nga ky takim i madh në histori. Unë uroj që ky apel i siqnertë të mos bjerë në vesh të shurdhër në këtë moment. Sapo kemi kaluar mesin e tunelit dhe vetëm një fije e hollë peri na ndan nga ecja përpara drejt daljes, ose ecja prapakthehu mbrapsh në qorrsokak”, tha Rama./Opinion.al

Share: