Home I pakategorizuar “Rama zgjedh hotelin e deputetit të PS për karantinë”

“Rama zgjedh hotelin e deputetit të PS për karantinë”

Pavarësisht se vendi po kalon ditë të vështira nga pandemia COVID-19, politikanë shqiptarë nuk kanë mundur të krijojnë bashkëpunim, ndërsa vijojnë akuzat mes tyre.

Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka akuzuar kryeministri Edi Rama se edhe në këto kohë pandemie nuk heq dorë nga klientët. Gjunkshi ka publikuar një vdieo në rrjetet sociale, ku pretendon se shqiptarët e kthyer nga Italia presin për tu akomoduar në hotelin e deputetit socialist, Sadri Abazi.

Sipas tij, qytetarët shqiptarë të ardhur nga Italia presin para hotelit duke mos respektuar distancinimin fizik.

Denoncimi i Xhemal Gjunkshit

Këto që shikoni në pamje nuk janë refugjatë nga Siria apo Afganistani që zbresin në Llampeduza… ato janë qytetarë Shqiptarë që kthehen nga Italia.

Ka prej disa orësh që presin të akomodohen në hotel por , si organet shtetërore që janë të ngarkuara për ti strehuar edhe stafi i hotelit janë të pa përgatitur.

Siç edhe shihet qytetarët në pritje për tu akomoduar po mbahen para hyrjes së Hotelit të deputetit Sadri Abazi duke shkelur kushtet e distancimit fizik .

Qytetarët ankohen se duhet të vendosen në një hotel klientelist pa asnjë kusht të distancimit dhe për këtë fajësojnë qeverinë Rama.

Këto pamje janë të turpshme dhe organet kompetente duhet të mbajnë përgjegjësi .

Ato janë qytetarë të këtij vendi.

Ato janë vëllezërit tanë .

Ato janë prindër Shqiptarë.

Ato kanë emigruar dhe kanë familje këtu.

Ato vijnë në shtëpinë e tyre .

Ato nuk meritojnë të trajtohen më keq se refugjatët e luftës !

Share: