Home KRYESORE Shëndeti publik nuk duhet të jetë mall tregu!

Shëndeti publik nuk duhet të jetë mall tregu!

Nga cikli ‘ Meditime në kohë karantine’ të Çapajev Gjokutaj

Bota u kap në befasi nga koronavirusi i ri, dëgjojmë të thuhet e të shkruhet shpesh. Në fakt parashikimet nuk kanë munguar. Dhe s’janë filma a romane fantastiko shkencorë, por studime e paraljmërime shkencëtarësh seriozë.

Në vitin 2012 studiues gjermanë të institutit Robert Koh i kanë dorëzuar Budestangut një studim për pasojat e një pandemie të shkaktuar nga një koronavirus që e quanin Mod – Sars.

Ashtu si virusi i tanishëm edhe i parashikuari nga studjuesët kalon nga kafshët tek njeriu në Azi dhe përhapet botërisht.

Çuditërisht ka të njëjtat simptoma, të njejtën mënyrë shperndarjeje dhe sjell rreziqe të ngjajshme për shëndetin publik, për ekonominë dhe jetën sociale.

Edhe Bill Gates tre vjet më parë, në një ligjëratë tek Ted Talks paralajmëronte se rreziqet më të mëdha botës nuk do t’i vijnë nga armët berthamore por nga viruset.

Paraljmrime të tilla kanë rënë në vesh të shurdhër. Ka të ngjarë që bota, me mënyrën si vepron sot, nuk është e aftë t’u dalë para pandemive. Dhe ky handikap buron nga prirja që gjithçka të lihet në dorë të tregut.

Ishte mungesa e tregut që pengoi perfundimin e kërkimeve për vaksinën kundër sarsit. Me që vala e infektimit u paps, gjigandët e botës farmaceutike nuk patën interes të harxhonin për vaksinën që, po të ishte gati sot mund të ndihmonte shumë kerkimet për vaksinën kundër sars – cov 2.

Tregu rregullon shumë gjëra por, me sa duket nuk mund të rregullojë shëndetin publik. Nevojat e këtij sektori duhen parë mbase si interesa strategjike të mbarë njerezimit, interesa që janë ekzistenciale dhe si të tilla nuk mund të lihen në dorë të tregut.

Bota sot shpenzon thesare të tëra për armët bërthamore. Këto si rregull nuk janë në treg, nuk shiten e blihen. Nuk është tregu që nxit hedhjen e këtyre thesarëve për të krijuar stoqe, që vështirë se do perdoren ndonjëherë. Janë shpenzime për të ruajtur ekuilibra gjeostrategjikë. Falë tyre janë shmangur kasaphana botërore si ato të shekullit XX.

Shëndeti publik global është po aq i rëndesishëm sa ekuilibrat gjeostrategjikë, mbase edhe më, ndaj nuk mund të rregullohet nga tregu, kerkon qasje dhe zgjidhje strategjike.

Në ligjertatën që permendëm Bill Gates fliste për një sistem shëndetsir global dhe hiqte paralele me ushtritë, si ato të NATO-s psh që zhvillojnë stërvitje të vazhdueshme dhe kanë efektivë rezervë gati për t’i dislokuar.

Diçka të ngjajshme duhet të bëjë edhe sistemi shëndetësor global, sugjeronte Gates, të simulojë lojëra mikrobike, duke marrë shembullin e lojërave ushtarake.

Por deri tani elitat botërore nuk para kanë dëgjuar nga ky vesh dhe s’ka siguri nëse do dëgjojnë edhe pasi të paguhen harxhet e kësaj pandemie. Nuk dihet sa do jenë, por e sigurt është që do shlyhen me jetë njerëzish, kryesisht jetë hallexhinjsh që do shuhen nga lëngata dhe ca më shumë nga recesioni, papunësia e varfëria.

( Nga cikli ‘ Meditime në kohë karantine’ )

Share: