Home KRYESORE Shërohen 3 infermierë nga Covid në Shqipëri

Shërohen 3 infermierë nga Covid në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se edhe 3 infermiere janë shëruar nga COVID-19.

Pjesa më e madhe e mjekëve dhe infermierëve janë tashmë plotësosht të shëruar nga COVID19. Në total deri tani janë shëruar 50 personel shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu

Edhe 3 infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga #COVID19, mes 7 të shëruarve të 24 orëve të fundit

Janë 50 personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19

Deri tani janë 410 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19. /Opinion.al

Share: