Home KRYESORE Vaksina e koronavirusit/ Tre variante po provohen tek njerëzit

Vaksina e koronavirusit/ Tre variante po provohen tek njerëzit

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) deklaroi se shtatëdhjetë vaksina të koronavirusit janë në zhvillim në të gjithë botën, por tre versioni janë tashmë në prova klinike.

Sipas OBSH, të parët në liste janë CanSino Biologics Inc, në Hong Kong dhe Instituti i Bioteknologjisë i Pekinit, të cilët së bashku po zhvillojnë një vaksinë eksperimentale, e cila është në fazën e dytë të provave . Dy vaksinat e tjera që po testohen te njerëzit, janë duke u zhvilluar veçmas nga prodhuesit amerikane Moderna dhe Inovio Pharmaceuticals.

CanSino tha se ka marrë muajin e kaluar miratimin e Kinës për të filluar testimet e vaksinës tek njerëzit. Kompania Moderna me qendër në Masaçusets, mori miratimin për të bërë testime tek njerëzit në mars, duke anashkaluar periudhën e provave te kafshët. Kurse kompania Inovio filloi testimet tek njerëzit javën e kaluar.

Prodhimi i një vaksine e deri tek nxjerrja e saj në treg, normalisht zgjat pesë deri në 10 vjet, por zhvilluesit e tyre po bëjnë përpjekje të gjithanshme për të reduktuar këtë periudhë, shpresohet brenda vitit të ardhshëm.

Koreja e Jugut gjithashtu është futur në garë. Presidenti Moon Jae-in ka premtuar në 9 prill, se do të investojë 172.5 milion dollarë, në kompani që prodhojnë vaksina dhe trajtime.

Ndërkohë, gjigantët farmaceutikë si Pfizer dhe Sanofi kanë prodhuar vaksina, të cilat janë në fazat e para testimit./Opinion.al

Share: