Home KRYESORE VDEKJET NGA COVID 19, MË SË SHUMTI, JO NGA MUSHKËRIJA, SIÇ NA...

VDEKJET NGA COVID 19, MË SË SHUMTI, JO NGA MUSHKËRIJA, SIÇ NA ËSHTË THËNË

Nga Sazan Guri

Tema: Nuk është corona virusi që vret, sikundër tërmeti që nuk është ai që vret, por janë muret e dobët që vrasin, por gjaku i prishur, gjaku i koaguluar, nga virusi shkak, por më shumë nga 5G, edhe nga vetë protokolli që shkaktonte mpiksje gjaku. Shto, edhe merr në konsideratë këtu faktorë si ajër i ndotur, ushqim me kartona, qytetar urban, duhan pirës, obez, diabet, lagështi, pa diell, zona grykë, mish ngrënësa, sepse mishi është shkaktar kryesor i formimit të pllakzave ose emboleve në gjak, gjynahe me natyrën, etj. që të gjitha konvergojnë në sistem të dobët imunitar, dhe pastaj, normal puthu me milon. 

Për sa më lart, mund të themi në interpretimin tim si një vëzhgues me përdorim cerebral të trurit se:

1. Tashmë sa  vjen e po merret vesh, që kemi trajtat e një ‘Corona virusi’ që vepron më së shumti si një grip i ri, dhe si i tillë, duke e gjetur njeriun të papregatitur për këtë riush, vepron dhe përhapet me një koificient 1 me 2.5 apo 3 që në jetën kolektive apo normale bën të rritet eksponencialisht, ndryshe nga gripi sezonal që e ka koificientin 1 me 0,3, por që edhe ky grip sezonal, dikur ka qenë grip i parë.

2. Duke qenë grip, vjen me anë të duarve (të prekurve) dhe me anë të ajrit, ndaj dhe quhet fllu ose influenca. Pra, duart janë pritësit e parë, (porta e jashtme) që me mikrobet e tyre pozitive e luftojnë virusin, por prekja mund ta musi atë dhe prekja kalon në sistemin nazal, dhe shumë njerëz e marrin e luftojnë me virusin, dhe ose kalojnë në këmbë ose debole apo edhe shtrirë të pa hospitalizuar, me mjete jo farmaceutike. Por, pikërisht në sistemin nazal (hundë e grykë), virusi kap një qelizë, e koopton atë dhe kthen në faktor korone, për të kooptuar qeliza të tjera proteinike dhe ngec në mushkëri. Këtu luhet drama tashmë. 

3. Në një shkrim tjetër e kemi quajtur fisnike organin mushkëri, sepse e bllokon virusin dhe nuk e lë atë të shkojë më tej në organet e tjerë, ppor nga ana tjetër ajo theret për ndihmë. Çfarë? Të furnizohet me gjak sa më shumë, sikundër njeriu pret dorën dhe të gjitha organet punojnë për këtë prerje. Mirëpo ç’ndodh? Një mushkëri e pastër, një trup i fortë, mbi të gjitha një person me gjak të mirë e ndihmon mushkërinë dhe janë ata që rezultojnë të shëruar. Pjesa tjetër i nënshtrohet intubimit, sepse mushkërisë i bie niveli i O2 ose arrin në hipoksi, pra në nivel të ulët të O2 nga 98% që është normal shkon në nën 90%, nën 85% deri në 70-65%. Por, 98% e të intubuarëve nuk kanë shpëtuar?! Pse? Sepse zemra nuk e furnizonte dot me gjak dhe diçka ndodhte në rrugët e qarkullimit të tij.

4. Këtu fillon loja, diku paaftësi, diku befasi e mjekësisë, diku frikë e pacientit, diku media, por mbi të gjitha, diçka ndodh në proceset e gjakut. Gjaku qarkullon me embolet dhe mikroembolet që shqip quhen pllakëza, gurëza, mpiksje, mikrokoagula, mikroembola që me shkak virusin, mbas virusit rrymat e fushave elektromanjetike 5G që godasin parametrat e gjakut, duke bërë që muret e venave me trombocide, me parete yndyrore të shpërbëhen dhe të hedhin në gjak copëza tip mikroembole që bredhin me gjakun për të furnizuar, me shpejtësi e me kerkesë të lartë mushkërinë. 

5. Kujdes, nuk është rastësi Wahon-i, Lombardia, Madridi me vdekjet më të larta që kanë ndotjen e ajrit më të lartë dhe rrjetin 5G më të dendur. Po pse rrjeti 3G e 4G apo ekspozimi i madh ndaj mobileve telefon nuk ka bërë tëvetën këto 20 vjet në vendet e zhvilluara? Janë këto rryma përgjegjëse që me frekuencat e veta trondisin muret e enëve të gjakut, tentojnë të zbërthejnë edhe vetë ADN, trondisin spermat, ndryshojnë lëvizjen dhe funksionet e baktereve e të enzimave të trupit, etj. Në këtë lëvizje, këto mikroembole përqendrohen dhe formojnë trombe, pas trombeve, trombozë, o në tru, o në zemër, o rrugës për në mushkëri, o në mushkëri. Ndaj dhe thonë që firmos këtu,se ky vdiq nga Korona, ndërkohë që ai nuk ka vdekur nga mushkërija, as nga intubimi, por nga koagulimi i gjakut, nga tromboza e gjakut. Pse? Sepse në shumë raste është përdorur kortizoni antiflamator i mushkërisë, me të drejt, por kjo ka dhënë edhe koagulimin e gjakut. Ndaj, doktori i zakonshëm nga rrethinat e Milanos (Pavia) zbuloi një ilac të gjetur para një shekulli (më 1916) të quajtur heparinë që hollon gjakun ose ç’mpiks gjakun ose tret embolet apo trombocidet. Dhe është quajtur spektakolare këto ditë në Itali ky zbulim nga mjekët e tjerë kardiolog apo patholog apo të sitemin nervor, etj. 

Përfundim

Pra, nuk është corona virusi që vret, sikundër tërmeti që nuk është ai që vret, por janë muret e dobët që vrasin, por gjaku i prishur, gjaku i koaguluar, nga virusi shkak, por më shumë nga 5G, edhe nga vetë protokolli që shkaktonte mpiksje. Shto, edhe merr në konsideratë këtu faktorë si ajër i ndotur, ushqim me kartona, qytetar urban, duhan pirës, obez, diabet, lagështi, pa diell, zona grykë, mish ngrënësa, sepse mishi është shkaktar kryesor i formimit të pllakzave ose emboleve në gjak, gjynahe me natyrën, etj. që të gjitha konvergojnë në sistem të dobët imunitar, dhe pastaj, normal puthu me milon.

Share: