Kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video në të cilën ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrë satiro-komike të gjitha akuzave që ka bërë opozita gjatë periudhës së koronavirusit duke i quajtur ato si të pavërteta.
Së pari në video thuhet se nuk ka tendera sekret nëpërmjet të cilëve opozita pretendon se janë lidhur kontratat për pajisjet e blera kundër COVID-19.
Po ashtu cilësohen si të pavërteta akuzat për çmimin e maskave, veshjve mbrojtëse për mjekët, datën e skadencës së maskave, mbrojtëset e syve dhe çmimin e kiteve, për të cilat opozita ka akuzuar qeverinë.
Në video gjithashtu thuhet se kompania që fitoi tenderin për shpërndarjen e ushqimeve është pjesë e një grupi të madh që ka ekperiencë 15 vjeçare në shpërndrjen e ushqimeve.
Gjatë gjithë videos 4 minutëshe, kryeministri Rama ka zgjdhur të mos flasë por të shoqërojë akuzat e opozitës me shprehje në formë habitore dhe me muzikën e “Pink Pathner” në sfond. /Opinion.al