Home KRYESORE “Ballkani Perëndimor i përket BE”, von der Leyen këmbëngul tek reformat

“Ballkani Perëndimor i përket BE”, von der Leyen këmbëngul tek reformat

Në rrethana të pazakonta është zhvilluar sot samiti i Zagrebit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Liderët e shteteve anëtare u “takuan” online për shkak të krizës së koronavirusit e cila mori fokusin kryesor në këtë samit duke kaluar në plan të dytë zgjerimin i cili ishte parashikuar të ishte në krye të axhendës.

Megjithatë, presidentja e Komisionit Europian deklaroi se Ballkani Perëndimor i Përket Bashkimit Europian duke nënvizuar kështu perspektivën e qartë të vendeve por ajo nuk la pa përmendur se ky objektiv duhet ndjekur duke zbatuar reformat.

“Takimi i sotëm BE-Ballkan Perëndimor në Samtin e Zagrebit ka treguar që ne jemi gjithmonë jemi më të fortë të bashkuar. Ne do të ngrihemi më shpejt dhe po ashtu ekonomitë dhe shoqëritë tona do të shërohen më shpejt nga koronavirusi me solidaritet dhe bashkëpunim. Nuk ka dyshim, që Ballkani Perëndimor i përket BE. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave”, shkruan në twitter Von Der Leyen.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha në twitter se “BE qëndron krah për krah me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Samiti i Zagrebit sot në BE-Ballkanin Perëndimor përqendrohet në trajtimin e pandemisë Covid-19 së bashku; duke riafirmuar perspektivën evropiane të BB; duke përsëritur përkushtimin ndaj vlerave dhe reformave të BE-së ”.

Ballkani Perëndimor është duke u trajtuar si partner i privilegjuar nga Bashkimi Europian çka tregon dëshirën e Brukselit për të mbajtur pranë rajonin i cili në këtë periudhë ndodhet nën presione të brendshme politike pasi në disa vende pritet të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

Në fund të muajit mars, BE vendosi ti japë dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e procesit të negociatave në konferencën e parë ndërqeveritare./ Opinon.al

Share: