Home Gjeo-Ekonomia BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi me Shqipërinë

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi me Shqipërinë

Pas 15 Qershorit, pritet që Bashkimi Europian të nisë fluturimet ajrore për vendet anëtare. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Remzi Ejupi president i “Eurokoha” tha se një mbledhje paraprake për vendim do të merret më 8 qershor dhe në datën 15 do të vendoset se cilat shtete do të hapen.

“Në 8 Qershor do të bëhet një analizë dhe më 15 do të të vendoset cilat shtete do të happen. Mendoj që prioritet do t’u jepet vendeve të BE. Ndërsa jashtë zonës shengen, akoma nuk ka një vendim. Nëse planifikohet në datën 15 që të fillojnë operimet, do të jetë një kapacitet jashtëzakonisht i reduktuar. Muaji Qershor është i përfunduar, planifikohet të shfrytëzohet diçka për muajin korrik dhe gusht”, tha Ejupi.

Ndërkohë Albana Nanaj, tha se me Shqipërinë, Viena ka nisur rezervimet nga 15 Qershori, Athina nga 22 Qershori dhe fluturimet e tjera në Korrik./Opinion.al

Share: