Home KRYESORE “Covid 19” “Shkenca sfidon politiken”…

“Covid 19” “Shkenca sfidon politiken”…

Nga Elmaz Sherifi

Mbreme ne “Opinion” mjeku Osmëni, vetem ne pak minuta, me argumente te bazuara ne studimin e tij, e sfidoi megallomanine politike ne lidhje me Covid 19.

Me fotografite radiologjike dhe dinamiken e diagramave vertetoi se ne Shqiperi infektimi nga Covid 19 piken kritike te zhvillimit e ka patur ne fazen e pare, ne 15 janar dhe faza e dyte ishte 15 mars, dhe me pak agressive.

Me argumente profesionale ai sfidoi politiken mediokre karantinuese, qe i tmerroi shqiptaret dhe i izoloi ata per interesa politike duke falimentuar edhe ekonomine.

Mjeku kurajoz u dha nje leksion edhe specialisteve qe u bene bishti i politikes dhe mohonin kategorikisht tezen e dhjetra specialisteve, se covid piken e infektimit ne Shqiperi e kishte ne janar-shkurt.

Specialisti pati kurajo te deklaronte, se politika duhet t’u kerkoj ndjese shqiptareve, te cilet u futen ne nje regjim ekstrem absurd, duke cenuar lirite e te drejtat kushtetuese. Sipas tij, pasojat e covid jane te sherueshme dhe nuk ka perse te jene ne panik. Masat e izolimit absurd duhet te hiqen urgjentisht dhe frekuentimi i plazhit duhet te jete normal.

Madje mjeku stigmatizoi edhe tezen, se pa vaksine, covid nuk zhduket !

Share: