Home Gjeo-Ekonomia Dhomat Rajonale të Tregëtisë kërkojnë hapjen e kufijve në Ballkan

Dhomat Rajonale të Tregëtisë kërkojnë hapjen e kufijve në Ballkan

Forumi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor- WB6 CIF, në të cilën Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë është një nga gjashtë dhomat anëtare, ka ndërmarrë iniciativën për krijimin e një korridori rajonal udhëtimi, të quajtur “flluckë udhëtimi”.

Turizmi është një ndër sektorët prioritarë për rajonin, e në veçanti edhe për vendin tonë, si edhe gjithashtu një nga sektorët që u godit më tepër nga pandemia e COVID-19.

Duke marrë në konsideratë rezultatin pozitiv të masave shëndetësore të ndërmarra, Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor propozon të shikohet mundësia për të mundësuar hapjen e kufijve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor për të krijuar korridore rajonale udhëtimi “fllucka udhëtimi”, gjë e cila do të ishte një stimul i rëndësishëm për sipërmarrjet rajonale të turizmit, do ti ndihmonte ata të shpëtonin nga falimentimi, si edhe do të ndalonte humbjen e shumë vendeve të punës që lidhen drejtpërdrejtë me këtë sektor.

Për sa më sipër, bashkëlidhur këtij artikulli do të gjeni shkresen që Ines Muҫostepa, Kryetare e Bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise dhe Presidenti i bordit manaxhues të Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor, Z. Marko Cadez i drejtojne Kryeministrit, Z. Rama se bashku si dhe shkresën zyrtare që Presidenti i bordit manaxhues të Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor, Z. Marko Cadez i ka drejtuar Kryeministrave të të gjashta vendeve te Rajonit.

Ref. no. 2020/3

Trieste, 18th of May 2020

6 Qeveritë e Ballkanit Perëndimor​​

Drejtuar. Kryeministrit

Edi Rama

LËNDA​Iniciativa për krijimin e korridorit rajonal të udhëtimit WB6 – “flluskë udhëtimi”

Të nderuar Kryeministra,

Në këto kohë sfiduese, ne po kërkojmë zgjidhje për të ndihmuarekonomitë tona të prekura nga pandemia e Covid-19. Pandemia e koronavirusit paraqet një kërcënim masiv për shëndetin dhe ekonominënë botë. Pasiguria e kohëzgjatjes së saj ka krijuar zymtësi nëekonominë botërore, siç reflektohet në rënie dramatike të punësimitdhe PBB. Duke marrë parasysh rezultatin pozitiv të masaveshëndetësore të marra në rajonin WB6, ne mund të shohim një stabilitetdhe mundësi të konsiderueshme për të imponuar masa të rejaekonomike.

Duke pasur parasysh që Industria e Udhëtimit dhe Turizmit janë ndërsektorët më të prekur, kërkohet mbështetje urgjente duke pasurparasysh numrin e vendeve të punës që janë vënë në rrezik në këtësektor. 

Është fakt i ditur tashmë që numri i vizitorëve ndërkombëtarë sigurontë ardhura për sektorin privat dhe publik. 

Sipas UNWTO skenarët e tanishëm tregojnë një rënie prej 58% në 78% në të ardhurat që do të vijnë nga turizmi ndërkombëtar për vitin. Kjosituate varet nga kohëzgjatja e kufizimeve të udhëtimit, si edhe mbylljae kufijve. 

Këto skenarë pasqyrojnë tre modele të mundshme të ndryshimit mujortë të ardhurave nga prilli deri në dhjetor 2020:

– duke supozuar se kufizimet e udhëtimit fillojnë të hiqen dhe kufijtë kombëtar të hapen në fillim të korrikut (Skenari 1: -58%), 

– duke supozuar se kufizimet e udhëtimit fillojnë të hiqen dhe kufijtë kombëtar të hapen në fillim të shtatorit (Skenari 2: -70% ) 

– duke supozuar se kufizimet e udhëtimit fillojnë të hiqen dhe kufijtë kombëtar të hapen në fillim të dhjetorit (Skenari 3: -78%). 

Këto tre modele të mundshme tregojnë se 100 deri 120 milionëvende pune që lidhen drejtpërdrejt me turizmin janë në rrezik. 


Edhe pse pandemia Covid-19 është ndoshta kërcënimi më i keq qëIndustria e Udhëtimit dhe Turizmit janë përballur ndonjëherë, kahapësirë ​​për optimizëm. Për të ruajtur bizneset tona dhe ruajtur vendete punës, ne u sugjerojmë qeverive tona të nderuara të diskutojnëmundësinë e hapjes së kufijve në rajonin WB6, duke krijuar njëkorridor udhëtimi – “flluskë udhëtimi”. Flluska do të funksionontevetëm nëse periudha aktuale e izolimit ose e karantinës do të shfuqizohej midis vendeve të WB6. Kjo do të mundësonte udhëtimin e qytetarëve tanë në rajonin WB6.


Nëse ky korridor udhëtimi zbatohet me sukses, shumë biznese do të shpëtoheshin nga falimentimi, vendet e punës do të rivendoseshin dhe midis  të tjerave edhe ndikimi në ekonomi, si dhe do t’I sigurontenjerëzve destinacione në të cilat ata udhëtojnë të qetë. Ky hap do të ishte një stimul i rëndësishëm për bizneset rajonale të turizmit. Me siguri kjo masë nuk do t’i kthejë ata atje ku ishin, por shumë punë do të mund të shpëtohen.

E ashtuquajtura “flluskë udhëtimi”’ po konsiderohet nga shumë vendenë Evropë. Australia dhe Zelanda e Re janë duke punuar për të rifilluarudhëtimin midis dy vendeve, duke krijuar këtë lloj korridori dhe nësekjo do të japë rezultat pozitiv, ata planifikojnë ta zgjerojnë atë nëterritoret e tjera që e kanë nën kontroll Covid-19. 

Gjithashtu, Letonia, Lituania dhe Estonia do të hapin kufijtë e tyre me njëri-tjetrin nga 15 maji, duke krijuar një flluskë udhëtimesh baltike. Çdo vend ka mënyrën e vet të zbatimit të masave, por në shembullin e Kroacisë mund të shohim që kufijtë e Bashkimit Evropian po hapenngadalë. Kroacia po heq izolimin 14-ditor për të hapur ekonominë e saj, e cila ndikohet shumë nga turizmi. Kjo masë siguron udhëtim më të lehtë për qytetarët kroatë, por kombësitë e tjera duhet të kenëdokumente mbështetëse specifike dhe të gjithë duhet të respektojnëudhëzimet dhe masat e Institutit Kroat të Shëndetit Publik.


Hapja e kufijve në rajon është hapi i parë për të shpresuar hapjen e kufijve tanë për turistët ndërkombëtarë në të ardhmen e afërt, duke pasur parasysh sigurinë e qytetarëve tanë në çdo kohë. Në emër të komunitetit tonë të biznesit, shpresojmë se kjo iniciativë do të konsiderohet nga qeveritë tuaja të nderuara dhe do të zbatohet.

Me respekt,

PRESIDENT I BORDIT MANAXHUES TÊ WB6 CIF​​​​​​

Marko Čadež

Ines  Muҫostepa

KRYETARE

BASHKIMI I DHOMAVE TË TREGTISË DHE INDUSTRISË SËSHQIPËRISË

Share: