Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera E drejta e protestës në pandemi, ja si vendosi Kushtetuesja në Gjermani

E drejta e protestës në pandemi, ja si vendosi Kushtetuesja në Gjermani

Avokatja e popullit Erinda Ballanca ka reaguar në lidhje me episodin e ndodhur ditën e sotme në Sheshin Skënderbej ku disa aktivistë të shoqërisë civile janë shoqëruar forcërisht nga focat e policisë pasi kishin dalë për të protestuar.

Shqipëria është në gjendje të fatkeqësisë natyre dhe tubimet aktualisht janë të ndaluara por megjithatë pamjet e policëve që tërhiqnin qytetarët me forcë për t’i futur në makina sollën edhe reagimin e politikës dhe aktorëve civilë.

Ballanca sjell në vëmendje një vendim të Gjykatës Kushtetuese në Gjermani e cila u shpreh për një rast të ngjajshëm.

Nje pergjigje e Gjykates Kushtetuese ne Gjermani ne lidhje me ceshtjen e ushtrimit te se drejtes se protestes edhe ne kohen e Pandemise Covid 19. Te drejtat mund te kufizohen proporcionalisht po jo te asgjesohen! Ushtrim i i tyre duhet te jete i pergjegjshem e cdokush te jete i ndergjegjshem te kete kujdes qe me veprimet e tij te te mos rrezikohet e drejta e jetes se individeve!”, shkruan Ballanca.

Gjermania i ka ndaluar gjithashtu tubimet por një grup protestuesish në Gisen e çuan çështjen e tyrenë Gjykatën Kushtetuese pasi dy gjykatate niveleve të tjera ja ndaluan lejen e protestës. Kushtetuseja i dha të drejtë atyre duke cilësuar se e drejta e tubimit mund të ushtrohej për sa kohë mbahej distancimi i sigurt social.

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri nuk funskionon prej më shumë se një viti dhe interpretimi i saj do të ishte kyç për çështje të till. Deri në vënien e saj në funksion nuk na mbetet tjetër veçse ti referohemi rasteve të ngjajshme në botë. /Opinion.al

Share: