Home KRYESORE Edi Rama fundjavë në Paris, PD:Përdor avionin e “Air Albania” si charter

Edi Rama fundjavë në Paris, PD:Përdor avionin e “Air Albania” si charter

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi përmes një publikimi nnë rrjetet sociale, ka bërë me dije se Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë ndodhet në Paris. Sipas Bardhit, për këtë udhëtim nuk ka asnjë njoftim zyrtar, ndërsa thotë se Kryeminstri ka flutuar me avionin e lijës “Air Albania”, të cilin e ka përdorur si charter personal.

“Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi.

Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale?

Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?

Ndërkohë që ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen ai përdor avionin e shtetit shqiptar për arsye personale. Si mundet që Kryeministri ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë?”, shkruan Bardhi në publikimin e tij, duke shtuar se Kryeministri po përdor fonde publike për interesa personale.

“Ramavirusi që ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve, që ka varfëruar dhe lënë të papunë shumicën e tyre, shpërdoron fondet publike për interesa personale.

Shqipëria nuk është pashalleku i Edit të Surrelit. Mosha dhe zullumet e kanë plakur autokratin në ikje, që po braktiset çdo ditë nga qytetarët e ndershëm shqiptarë”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PD./Opinion.al

Share: