Home KRYESORE Hajdari për Bashën: Sa herë ka vështirësi shkon në krahët e Edi...

Hajdari për Bashën: Sa herë ka vështirësi shkon në krahët e Edi Ramës

Në përfundim të tryezës për reformën zgjedhore, përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, u shpreh se pikat për të cilat palët dakordësuan në mbledhjen e sotme ishin sipas saj të parëndësishme.

“Çfarë ndodhi sot ishte deri diku një dakordësi për çështje ndoshta fare pa rëndësi. U dakordësua për një fazë zgjedhore të re ku i kishim protagonistët e këshillit politik si vajzat që tregojnë tiparet atmosferike, duhet temperatura me  lartë apo jo? Nëse ne ndryshojmë fashat e votuesve, i mbyllim derën diasporës”, tha Hajdari. Ndërsa foli për dy propozimet e opozitës parlamentare  në këtë mbledhje, për ndryshimin sistemit dhe referendumin,  Hajdari i bëri thirrjes Bashës t’i mbështesë ato dhe “të mos kthehet në krahët e Edi Ramës”.

“Përveç propozimit të kahershëm që opozita parlamentare ka kërkuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ne sot bëmë një hap akoma më të rëndësishëm, propozuam ligjin për referendumet, që do t’u jepte fuqi qytetarëve shqiptarë për më shumë vendimarrje .  Nëse do kishim një ligj për referendumet do kishim sot një teatër në këmbë. Do diskutohet javën që vjen. Dua t’i bëj thirrje zotit Basha me PD të mbështesin këto dy propozime, sepse aspirojnë për një Shqipëri demokratike duke i dhënë fuqi qytetarit dhe jo kryetarit të partive. Të mos kthehet në krah të Edi Ramës, dhe të mbështesë këto propozime që i kthen sovranitetin popullit. Basha ka veti sa herë ka vështirësi shkon në krahët e Edi Ramës. Mos e bëni këtë gjë, mos i zhgënjeni demokratët shqiptarë”, tha Hajdari./Opinion.al

Share: