Home KRYESORE “I trembeni si djalli temjanit votës së qytetarit”, Murrizi sfidon maxhorancën: Grushte...

“I trembeni si djalli temjanit votës së qytetarit”, Murrizi sfidon maxhorancën: Grushte vemjesh, hajde ta shikojmë kush mbledh vota! (VIDEO)

Deputeti Myslim Murrizi sfidoi mazhorancën parlamentare të dalin dhe të kërkojnë votat e qytetarëve.

Ai i cilësoi deputetët e mazhorancës si grushta vemjesh që nuk e meritojnë të jenë në atë sallë.

“Ju bëni ligje, ju jeni ata që herë uleni në Pallat Kongresi, herë te zyra e Enver Hoxhës hani pizza e formosni marrëveshjeë të pista në kurriz të shqiptarëve. Ju keni të njejtin shprit, të njejtën fytyrë të zezë para shqiptarëve. Keni ardhur vonë ju në këtë sallë (Spiropalit) pyesni Majkon, Rucin. Cfarë sikleti keni që i tembeni si djalli temjanit votës së qytetarëve? Këtej dërdëllisni se që vegjetojmë. Ju jeni bërë dy grushta vemjesh që rrini nën këmbët e Sulltanit të Surrelit. Jeni 20 endacakë, enukë dhe vemjesh. Ju votoheni? Hajde mo të shkojëm dhe ishalla na fëlliq vota e shqiptarëve mua, Ralfin, Rudinën. Pse i ndërroni qarqet si mbreti gratë juve, 4 vjet në Tiranë, 4 të tjera shkoni në Fier?

Dushkun ta ka bërë ky gardiani i kushtetutës se donit të bënit Nanon President dhe gardiani kryeministeër, nuk ia doli dhe krijoi LSI.

Ky vend dhe kjo sallë u mbush me kontigjent krimi me pazarin e pistë të 1 prillit 2018. Për herë të parë hynë në këtë sallë trafikanë dhe llumi. Bëtë ligj për tu pastruar nga llumi pastaj. Nëse doni të quhet salla e të zgjedhurve hajde të zbatojmë atë që ku votohet për partinë. Kush nga ju është përfaqësues i qytetarëve këtu? Kujt prej jush ia kanë parë qytetarët fytyrat? Cfarë kërkon ai sivllau juaj? Ai kërkon të qeverisë dy vite, po bashkë qeverisni ju”,- tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Share: