Home Gjeo-Ekonomia Koronavirusi si pasqyrë gjeopolitike…

Koronavirusi si pasqyrë gjeopolitike…

Nga Dritan Shano

Mendoj se po të lesh mënjanë Shqipërinë, çdo ditë që po kalon nxjerr në pah se e gjithë historia me Covid 19 duket sikur nuk ka patur në qendër të vemendjes të sëmurët, por përkundrazi të shëndoshët – shkatërrimin dhe modifikimin e jetës së këtyre të fundit në nivel politik, ekonomik dhe social.

Futja në arrest shtëpie e njerëzve me justifikimin e sheshimit të kurbës po vijon tashmë me artikulimin e nevojës për të pritur vaksinën. Shifrat e vdekshmërisë nga Covid-19 po ulen dhe do vazhdojnë të ulen, shumë më poshtë se 3.5% i pretenduar nga OBSH – sic edhe po nxirret në pah gradualisht nga CDC amerikane – duke e nxjerrë alarmin që shkaktoi mbylljen e ekonomive dhe pezullimin e demokracisë, për atë që është – një alarm të rremë.

Masat e marra prej qeverive kanë shkatërruar vendet, ekonomitë, demokracitë bazuar mbi një panik të pambështetur nga asnjë shkencë. Insistimi tek këto masa, dhe futja e njerezve në labirinthe masash të tjera, po bëhet minimalisht pse qeveritë nuk duan të pranojnë përgjegjësinë e efekteve të rënda që kanë sjellë “gabimet” e tyre, ose për të konsoliduar me çdo formë e mënyrë një raport të ri forcash mes vendeve në skakierën ndërkombëtare.

Deklaratat më të fundit, të Ministrit të Jashtëm të BE, Josep Borrell që e konsiderojnë “krizën e Covid si një pikë kthese në ndryshimin e forcave nga Perëndimi në Lindje”, dhe se “Bashkimi Europian është tashmë nën presion për të zgjedhur në cilën anë do të jetë”, të bëjnë të mendosh së BE do e përdorë këtë moment së paku për të vendosur Presidentin Trump nën presion, pasi vendeve Europiane asnjëherë nuk ua ka mbajtur t’i kundërvihen Kinës.

Mbetet të shohim, nëse kjo sjellje e vendeve të Europës synon të ndikojë thjesht në mos-konfirmimin e Trump si President i USA në Nëntor 2020, apo se qeveritë aktuale te BE po duan t’i bëjnë bashkarisht, në mënyrë ceremoniale dhe përfundimtare, shurrën Omaha Beach, në favor të dragoit Kinez.

Share: